🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,597 ▼ -0.54% ETH $2,074 ▼ -1.08% XRP $1.3897 ▼ -0.21% SOL $86.8900 ▼ -1.88%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama në Sarandë: Akuzat për marrëveshjen me Greqinë do shpohen si tullumbace. Opozita, pa ide e pa skuadër

Një ditë pas lajmit të mediave greke se kryeministri Rama dhe ai grek Aleksis Cipras do firmosi marrëveshjen në samitin e BE–së, ka reaguar kreu i qeverisë Edi Rama. Ato që thuhen për marrëveshjen me Greqinë tha ai nga Saranda, do të shpohen si tullumbace, pasi ajo do të materializohet.
“Edhe kjo çka është thënë dhe çka thuhet për fat të keq në vijimësi për këtë çështje do të shpohet si tullumbace sepse marrëveshja për detin është një marrëveshje që do të materializohet vizualisht në hartë dhe do kenë të gjithë mundësitë q me sytë e tyre dhe jo të partive me mendjen e tyre dhe jo të atyre që i përcjellin dhe i amplifikojnë këto lajme të rreme të gjykojnë mes pamjes së detit në marrëveshjen që ishte dhe pamjes së detit në marrëveshjen që do të kemi”, tha Rama në takimin me minoritetet.

Ai renditi disa fakte në marrëdhëniet me shtetin grek duke nisur që nga ligji i luftës deri në kushtet më të mira për emigrantët. “Kemi bërë progres të jashtëzakonshëm për një marrëveshje të re që do të jetë e drejtë dhe e barabartë dhe në respekt reciprok të njëri-tjetrit”, tha Rama.

Dy fjalë dhe për opozitën, që sipas tij është pa ide, pa skuadër. Në 28 qershor tha Rama do të hapet drita jeshile për Shqipërinë.

“Aty do mund të shohim qartësisht jo vetëm që kemi bërë marrëveshjen e duhur për vendin tonë por edhe çfarë janë në gjendje të bëjnë këta të dëshpëruar që nuk kanë as ide, as program as skuadër, lider jo e jo, dhe që gjithë pafuqinë e tyre po e kthjenë dita ditës në forcë të madhe destruktive të dëshpërimit duke i bërë 100-ndin Shqipërisë kudo ku gjejnë vesh në kryeqytet e Evropës për të luftuar kundër çeljes së negociatave. 28 qershori do vijë, kam besim se drita jeshile do ndizet në një mënyrë a një tjetër dhe Shqipëria nuk ka kthim prapa në këtë proces e do të vazhdojë duke hyrë në këtë fazë të re historike të negociatave”, deklaroi kryeministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.