Rama: Në vitin 2027 qytetarët shqiptarë do të përfitojnë tarifa të reduktuara të roaming-ut
Kryeministri Edi Rama nw fjalwn e mbajtur gjatw konferencws sw pwrbashkwt me komisioneren pwr zgjerimin me BE-nw, u ndal dhe te zgjerimi i regjimit të roaming-ut për qytetarët dhe bizneset e Ballkanit Perëndimor. Ai njoftoi se negociatat kanë nisur në tetor dhe objektivi është që gjatë vitit 2027 qytetarët shqiptarë të përfitojnë tarifa të reduktuara.
“Nga ana tjetër, regjimi i roaming-ut është duke u shtrirë edhe për qytetarët dhe bizneset e BP-së dhe qytetarët që vizitojnë vendin tonë. Negociatat kanë nisur në tetor dhe synimi ynë është që në vitin 2027 qytetarët tanë të kenë tarifa të reduktuara të roaming-ut. Do të jetë një kursim shumë i madh, që gjatë vitit 2027 qytetarët do ta ndjejnë në ndërveprimet e tyre telefonike”, u shpreh kreu i qeverisë.
Drejtimi i tretë, sipas Ramës, lidhet me investimet dhe inovacionin. Ai vlerësoi konferencën e investimeve të zhvilluar në Tiranë, duke theksuar se ajo evidentoi potencialin e rajonit dhe krijoi mundësi të reja bashkëpunimi mes bizneseve.
“Së treti, investimet dhe inovacioni. Konferenca që u mbyll mbrëmë shfaqi të gjithë potencialin e rajonit, por njëkohësisht krijoi premisa për një sërë ndërveprimesh për bizneset. BE-ja, përmes Komisionit dhe nën udhëheqjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Zgjerimit, të drejtuar nga Komisionerja, është duke eksploruar hapa të tjerë të integrimit në tregun e përbashkët”, deklaroi Rama.
Në fund, kryeministri u ndal te infrastruktura dhe ndërlidhja rajonale, duke përmendur korridoret e transportit, interkonjeksionet energjetike dhe rrjetet digjitale si investime të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit.
“Së katërti, korridoret e transportit, interkonjeksionet energjetike, rrjetet digjitale janë investime në aftësinë e ekonomive tona për të tregtuar dhe për t’u rritur së bashku”, përfundoi Rama.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.