Politika

Rama nga Austria: BE e pafuqishme përballë pengmarrjes së zgjerimit! Vetoja e Bullgarisë, pasojë e një deformimi të madh në procesin e integrimit

Nga Austria, kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish samitin e BE-së në Bruksel duke thënë se BE është e pafuqishme përballë pengmarrjes së Bullgarisë për dy vende të NATO-s, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Veton e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut, Rama e quajti pasojë të një deformimi të madh të procesit të zgjerimit të BE.

Kreu i qeverisë i bëri këto komente në Forumin Europian Wachau për temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE” ku ndodhej me ftesë të kancelarit austriak Karl Nehammer.

“Dje, parlamenti bullgar votoi për diçka, por dua të theksoj se kjo nuk lidhet vetëm me Bullgarinë. Bullgaria është shprehja finale e frymës së deformuar të zgjerimit. Ka dicka më të thellë që është humbur dhe duhet rikuperuar shpejt”, tha Rama.

Ndërsa nuk kurseu ironinë për Bashkimin Europian dhe komentoi statusin kandidat për BE që iu dha Ukrainës dhe Moldavisë. Kryeministri Rama tha se shpreson që ukrainasit të mos kenë shumë iluzione, pasi statusi kandidat është thjesht një ilaç për depresionin, i mirë për moralin dhe hormonet.

“Ky më duket vendi i përsosur për të diskutuar Europën dhe Ballkanin Perëndimor. Ky më duket vendi i përsosur për të diskutuar Europën dhe Ballkanin Perëndimore. Në këtë lloj kryqëzimi, disa prej shkallëve shkojnë lart, disa poshtë dhe ne jemi në mes. Ne mund ta ngremë njëri tjetrin dhe po kështu mund ta ulim poshtë. Disa njerëz  e kuptojnë vërtetë mirë, të tjerë kanë nevojë për më shumë shtysë që ta kuptojnë. BE ka nevojë për Ballkanin, po aq sa ka nevojë Ballkani. Nuk është ide  e mirë të ftosh dikë dhe nga Ballkani dhe ta lësh të ulet se mund të kërkojë vërtetë shumë kohë që të dëgjosh fjalën e tij. Urime të gjithë atyre që patën idenë që të qëndroj në këmbë në mënyrë që trupi im të ndal vrullin tim.

Nuk ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Brukselit. Nuk falënderoj dot sa duhet kancelarin për mikpritjen e shkëlqyer, njësoj siç ulet krah meje në Këshill, pasi Shqipëria dhe Austria nisin me A, është më tepër se rastësi se kam krah meje udhëheqësin e një vendi që ka qenë mbështetës i Ballkanit dhe Shqipërisë. Pas këtyre fjalëve të bukur duhet të bëhem i hidhur se duhet të flas për BE. Më duhet ët them, se ndihem i keq ardhur për BE, ndihem vërtetë i keq ardhur”, tha Rama.

Teksa tha se Austria është vendi më i mirë për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Brukselit, Rama shtoi se uron ata që patën idenë që të qëndrojë në këmbë në mënyrë që trupi t’i ndalë vrullin fjalëve që do të thoshte.

“Nga ana tjetër, më duhet të them që nuk është ide e mirë që të ftosh dikë nga Ballkani dhe ta lësh të ulet sepse mund të kërkojë vërtet shumë kohë që të dëgjosh fjalën e tij, ndaj urime të gjithë atyre që patën idenë që unë të qëndroj në këmbë në mënyrë që trupi im t’i ndalë vrullin gojës time. Më lini po kështu t’ju them që nuk ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Brukselit”, tha Rama.

Ndër të tjera komenton gjendjen shëndetësore të presidentit rus Vladimir Putin duke thënë se nuk dihet nëse fjalët që qarkullojnë për të janë të vërteta ose jo. Nuk la pas Austrinë duke thënë se pavarësisht çdo politike të brendshme, nuk e ka tradhtuar Shqipërinë. Ndër të tjera nuk kurseu batutat për lashtësinë greke, si dhe kafen turke për të cilën thotë se është aq e fortë sa më mirë të mos provohet. Në përfundim, thekson se shqiptarët janë besnik dhe të çmendur, gjë që duhet përdorur për tu marrë me të tjerët.

Në fjalën e tij, kancelari i Austrisë tha se do të ishte absurde nëse një kancelar austriak nuk do të rrinte krahë Shqipërisë që ajo të bëhej pjesëtare e familjes europiane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button