Rama nga Austria: Dëgjojmë se Putin është shumë sëmurë, por as BE nuk është e shëndetshme! Dimri i ardhshëm nuk do të jetë i lehtë
Dëgjova një prej miqve francezë që përsëriste se Putin ka bërë të kundërtën e asaj cka kërkonte duke përbashkuar Europën, duke sjellë bashkë NATO, por është shumë herët për tu thënë se nuk duket sikur dimri i ardhshëm do të jetë i lehtë dhe nuk duhet të marrim të mirëqenë cakun e durimit të opinionit publik që as nuk ekziston në Rusi.
Problemi është se sa më shumë njerëzit kanë, aq më pak janë të prirur që të heqin dorë qoftë nga një gjë e vogël. T’i thuash të pasurve që na duhet të durojmë inflacionin e lartë sepse një gjë shumë më e rëndësishme është në lojë, është më e lehtë ta thuash se ta bësh. Por ç’mund të them nga ana tjetër? Në cepin tonë të botës, BE është realiteti i vetëm gjeografik në historinë e hartave që ka dy kufij, një të brendshëm e një të jashtëm dhe është kjo copëz bote që quhet Ballkan dhe besoj se Austria është ndër të paktat që ka ide të qartë pavarësisht çështjeve të brendshme dhe kurrë nuk e ka tradhtuar”, tha Rama.