☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 90.02 ▲2.14%
ARI 4,425 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,893 ▲ +4.51% ETH $2,160 ▲ +6.22% XRP $1.4224 ▲ +4.24% SOL $91.1900 ▲ +6.79%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.02 ▲2.14 % ARI 4,425 ▲0.4 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.02 ▲2.14 % ARI 4,425 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Rama-opozitës: Reforma do të bëhet me ju ose pa ju, paguajmë çdo çmim

Kryeministri Edi Rama duke folur sot në sallën e Kuvendit ka falenderuar, “partneret ndërkomëbtarë të SHBA dhe BE për të gjithë ato përpjekje të jashtëzakonshme që kanë bërë për një vit e gjysëm për të krijuar kushte për një proces gjithpërshirës, ku në fakt të vetmit që nuk donin të ishin të përfshirë ishit ju.

Drafti tanimë ka hyrë drejt sallës së Kuvendit, tha Rama, duke shtuar se, “Kjo është vetëm ana simbolike e një suksesi të përbashkët ndërkohë që thelbi i suksesit do të ishte dhe do të jetë shembja e ngrehinës së kalbur të sistemit të sotëm të drejtësisë. Këtë sistem ne do ta shembim me ju ose pa ju. Nëse deri sot nuk jeni të bindur do ta shihni”.

“Jemi gati t’ju shtrijmë dorën. As që diskutohet që reforma me ju ose pa ju do bëhet me çmimin që do ketë. Jemi gati të paguajmë çdo çmim. Sepse sado i lartë të jetë çmimi është më e lartë kostoja mbajtjes në këmbë të këtij sistemi horrlëku. Një sistem ku njerëzit e thjeshtë ose duhet ta blejnë drejtësinë ose duhet ta shohin të ikur nga duart”, tha Rama.

Shpresoj, tha Rama, “se koha e mbetur deri kur drafti të vijë për votim t’ju vetëdijësojë që çmimin ta bëjmë të përballueshëm dhe reformën ta bëjmë sëbashku”.

Duke iu drejtuar deputetëve të opozitës, Rama tha se, “ju pashë dje në një përpjekje të dëshpëruar që mundoheshit të provonit me e-maile pune në bashkëpunim me partnerët, se ju keni të drejtë dhe flisni për ca data të fillimit të vitit dhe ca propozime në fillim të vitit. Ju erdhët në Komision përpara shumë pak javësh për vendet e rezervuara. Erdhët për t’i thënë jo draftit të reformës dhe vutë në tavolinë një draft tërësisht të njëanshëm tërësisht të ri dhe tuajin. E kupton Jozefinë sa qesharakë janë ata që sot udhëheqin dhe administrojnë PD-në”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.