Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 19 March 2026
S&P 500 6,620 ▼0.07%
DOW 46,152 ▼0.16%
NASDAQ 22,138 ▼0.07%
NAFTA 92.19 ▼3.43%
ARI
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,353 ▼ -1.29% ETH $2,144 ▼ -2.15% XRP $1.4479 ▼ -0.4% SOL $88.8000 ▼ -1.08%
S&P 500 6,620 ▼0.07 % DOW 46,152 ▼0.16 % NASDAQ 22,138 ▼0.07 % NAFTA 92.19 ▼3.43 % ARI S&P 500 6,620 ▼0.07 % DOW 46,152 ▼0.16 % NASDAQ 22,138 ▼0.07 % NAFTA 92.19 ▼3.43 % ARI
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama: PD-ja të votojë vetting-un dhe të hyjë në zgjedhje

Kryeministri Edi Rama, në një takim në Elbasan me të rinjtë që votojnë për herë të parë, deklaroi se “do të bëjmë çmos, deri në sekondën e fundit, që arsyeja të triumfojë mbi frikën nga drejtësia dhe Partia Demokratike të marrë pjesë në zgjedhje”.
“Por, që të jenë në zgjedhje, duhet të votojnë vetting-un fillimisht”, tha Rama.
“Ata që rrinë në çadër duan të na kthejnë mbrapa. 20 vite më parë, njerëzit kanë parë tmerr me sy. E gjithë Shqipëria u bë e pasigurtë, të gjitha shpresat dhe kursimet u tretën e u zhdukën. Të gjithë donin të iknin dhe ata që rrinin, nuk ishin të sigurtë për jetën. Ne nuk do të lejojmë që Shqipëria të kthehet mbrapa, nuk do të lejojmë që po ata që e shkaktuan atë tragjedi, të marrin përsëri në dorë fatet e Shqipërisë”, deklaroi kreu i qeverisë.
Më tej, Rama shtoi se “ka përpjekje reale për të bërë shtet”.
“Ka shumë dallim mes Shqipërisë që kemi dhe asaj që kishim. Duam një vend me drejtësi të barabartë për të gjithë. Do të luftojmë edhe më të vendosur që rritja ekonomike të shkojë mbi 5%. Duam që të mos ketë më rrugë të brendshme të pakalueshme, të mos ketë probleme me ujin”, theksoi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.