☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,416 ▲ +0.52% ETH $2,299 ▲ +2.27% XRP $1.3631 ▲ +0.33% SOL $85.3000 ▲ +0.26%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Politika

Rama: PD ka kthyer debatin parlamentar në teatër të dhunshëm

Një parti të zbrazur mendërisht e politikisht, e cilësoi sot Kryeministri Edi Rama Partinë Demokratike, e cila sipas tij, “është angazhuar fizikisht dhe e ka kthyer debatin parlamentar në një teatër gjuhësh e gjymtyrësh të dhunshme”.

Kryeministri Rama ironizoi zhvillimet e sotme në Komisionin e Medias dhe Edukimit, ku deputetët e opozitës shoqëruan me debate të ashpra e akte dhune, seancën dëgjimore për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

“Një parti e zbrazur mendërisht e politikisht (se shpirtërisht ka firuar me kohë), por e angazhuar fizikisht e ka kthyer debatin parlamentar në një teatër gjuhësh e gjymtyrësh të dhunshme! Pse mos u japim një leje ndërtimi tek SHQUP-i për Kullën e Sporteve Trup me Trup?”, shkruan kryeministri Rama në rrjetin social “Facebook”.

Seanca dëgjimore në Komisionin e Medias për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar u zhvillua me debate të ashpra për shkak të pranisë së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Pas debateve me kryetaren e komisionit Albana Vokshi , kreu i bashkisë Veliaj dhe mazhoranca u larguan

1 Koment

  • Tomori SHBA 21 June 2018, 01:07

    Cesht kjo opozit, qe mban keta rrrugac e gancaster, qe sdin gje tjeter vec dhunes, sharjeve, fyerjeve dhe sjelljeve rrugacerore, sa na i kan veshtirosur te ndjrekim punimet e parlamentit dhe komisjoneve. Kete e shohim vazhdimisht ne parlament, me ne krye injorantin, Noka dhe ca zagar qe lehin e veprojn si mos me keq, ndaj kryeministrit dhe mazhorances.
    Me qen se deshtuan me Babalen, qe u munduan ta kethejn ne kauz, por beshtuan se ai ishte nje inskenim, per te perfituar politikisht dhe per te krijuar destabilitet politik. Tani mundohen te gjejn gjithfar ycklash e sebepe, vetem e vetem, te pengojn rreformat dhe punet e mira te qeveris, te bashkis, qe kryebashkiaku Velia i dha emer, duke e ber cdo dit e me mir, te bukur, ne te gjitha drejtimet, per te punuar e jetyar ne menyr sa me te kulturuar.
    Vazhdo zoti Velia, me ate pasjon, vizjon dhe perkushtim si deri me sot Ndryshimi, qe ju sollet ne kryeqytet, na ben qe cdo vit, te vim ti kalojm pushimet ne Atdheun ton te dashur dhe ne kryeqytetin, metropol dhe me te bukur ne Ballkan. Qent le te lehin, karvani te shkoi perpara.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.