☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,405 ▼ -0.86% ETH $1,998 ▼ -1.22% XRP $1.3197 ▼ -1.95% SOL $81.7300 ▼ -2.01%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama: Përveç Spanjës, gjithë shtetet e tjera do të jenë në Samit

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se, Presidenti i Serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç se të vijë në Samit.

I pyetur nga gazetarët në një bashkëbisedim online me qytetarët dhe mediet në lidhje me deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç për mospjesëmarrje në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Rama u shpreh se, “unë nuk emocionohem nga asnjë lloj deklarate që bëjnë politikanët brenda apo jashtë vendit tonë për qëllime të politikës së tyre të brendshme”.

“Serbia do të jetë në Samit dhe Presidenti i Serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç se të vijë në Samit. Jua them këtë me bindje. Sepse e kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe për atë vetë natyrisht”, tha Rama.

Rama theksoi se, “ka vetëm një deri tani të paktën, nga liderët e Bashkimit Europian që nuk do të jetë i pranishëm, kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez i cili më ka çuar një letër shumë miqësore me sqarimin që atë ditë Spanja ka ditën e Kushtetutës dhe është një ditë me rëndësi shumë të madhe për Spanjën, ju i dini pastaj dhe tensionet e brendshme në Spanjë lidhur me integritetin, Kushtetutën e për këtë arsye ai nuk do të jetë i pranishëm. Letra e tij është jashtëzakonisht mbështetëse dhe më shumë se sa e mjaftueshme për pamundësinë e pjesëmarrjes thjesht për një koincidencë date. Ndërkohë që të gjithë të tjerët besoj që do të jenë të pranishëm. Kjo është përgjigja ime”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.