☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.55 ▼4.11%
ARI 4,589 ▲4.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,494 ▲ +0.05% ETH $2,153 ▲ +0.88% XRP $1.4091 ▼ -0.03% SOL $90.9500 ▲ +1.01%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.55 ▼4.11 % ARI 4,589 ▲4.25 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.55 ▼4.11 % ARI 4,589 ▲4.25 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama: Politika dhe media e Tiranës ka infektuar Prishtinën

Kryeministri i vendit Edi Rama, në komunikim e kësaj jave foli për intervistën e tij dhënë në një prej mediave në Kosovë. Kjo intervistë u dha “live” edhe në profilin e tij në Facebook dhe sipas Ramës ka pasur një numër shumë të madh komentesh.

Gjithashtu ai bëri një krahasim mes analistëve në Kosovë dhe atyre në Shqipëri. Kryeministri pohoi se analistët kosovarë janë të sjellshëm, ndërsa ata të Shqipërisë flasin si politikanë të dështuar.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Rëndom ata që quhen apo vetëquhen analistë, apo opinionistë, flasin si politikanë, si politikanë të dështuar që janë plot mllef dhe hakmerren për dështimin e tyre studio më studio, portal më portal, duke u shfaqur me maskën e analistit, por duke e lënë praktikisht bosh vendin që duhet të mbajnë dhe rolin që kanë detyrë të luajnë. Kështu, populli i opinionit publik, në Shqipëri dhe Kosovë ka mbetur pak nga pak pa shtresën, pa grupin e domosdoshëm të zëdhënësve dhe ndërmjetësuesve të vet në debatin politik, por dhe në tërësi të debatit shoqëror. Pjesa dërrmuese e mediave dhe analistëve, janë kthyer në një parti politike, e cila as votohet, as i jep llogari kujt dhe as duan t’ia dinë se çfarë duan prej saj. Votuesit shqiptarë që lexojnë, ndjekin informacionin, që votojnë, që kërkojnë të mësojnë më shumë, një parti allasoj, ku të gjithë bashkë e kanë braktisur detyrën e informimit të publikut. Janë bërë si një parti e çartur që financohet kryesisht me gjoba të paligjshme, apo shërbime të padeklaruara ndaj të tretëve të interesuar për të nxitur linçimin e kundërshtarëve të tyre në politikë apo dhe biznes. Një rrjet veprimtarësh që prodhon tituj abuzues, editoriale diskreditues, raportime shantazhuese, dokumente false, histori të sajuara, fotomontazh i gjithfarësoj, çfarë të mundet. Në një përpjekje si të tërbuar për të pasur sa më shumë vëmendje, pa asnjë qetësi profesionale në gjykim, pa asnjë arsyetim të thelluar në argumentim dhe pa asnjë ndjeshmëri njerëzore dhe qytetare në qëndrimin e vet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.