Ekonomia

Rama: Rimëkëmbëm sektorin energjitik

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në takimin e ministrave të komunitetit të energjisë, deklaroi se reforma në energji ka bërë që ky sektor të rimëkëmbet dhe shtoi se marrëveshja me CEZ-in bëri që të shmangej një “borxh i papërballueshëm për financat e shtetit”.

“U përballëm që në fillim me borxhe të rënda në sektorin e energjisë. Edhe Banka Botërore, para se të ndërmerrte reformat, përcaktoi qartë se gjithçka do të varej nga ajo që do të bënim me energjinë. Kompania e shpërndarjes së energjisë, jo vetëm që ishte në prag të një kolapsi total, por edhe në kushtet e një konflikti të hapur mes shtetit dhe pronarëve privatë të kompanisë. Shqipëria gjendej në një kërcënim tjetër, atë të arbitrazhit ndërkombëtar, ku rrezikonte t’i shtohej edhe një borxh i ri i papërballueshëm për financat e shtetit”, tha Rama.

“I jam shumë mirënjohës komunitetit të energjisë, që në atë moment të vështirë, u bë mbështetje në një proces kaq transformues, për një reformë të gjerë. Kemi vënë themelin e një historie suksesi”, shtoi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button