Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.45 ▲1.25%
ARI 4,536 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $71,293 ▲ +0.61% ETH $2,165 ▲ +0.01% XRP $1.4130 ▼ -0.52% SOL $91.8400 ▲ +0.58%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.45 ▲1.25 % ARI 4,536 ▼0.35 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.45 ▲1.25 % ARI 4,536 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama-Schroeder: Rritje e volumit tregtar Shqipëri-Gjermani

Kryeministri Edi Rama, duke folur në Forumin Ekonomik Shqiptaro-Gjerman, ka deklaruar se marrëdhëniet tregtare e diplomatike mes dy vendeve kanë avancuar ndjeshëm.
“Kemi një rritje të shkëmbimeve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë”, ka thënë Rama, në prani edhe të ish-kancelarit gjerman Gerhard Schroeder.
Duke theksuar se, “ardhja e tij në Shqipëri, por edhe ajo e kancelares Merkel dhe ministrit të Jashtëm Steinmeier tregojnë rëndësinë që Gjermania i kushton marrëdhënieve me Shqipërinë” dhe jo vetëm anasjelltas.
“Gjermania është angazhuar në një proces historik për rajonin. Samiti i Berlinit, që nisi me iniciativë të kancelares Merkel, mundësoi që për herë të parë liderët e rajonit të ulen në një tryezë jo për një sherr për të shkuarën, por për të diskutuar për të ardhmen e përbashkët, rrugët e përbashkëta të zhvillimit, gazsjellësit, korridoret e energjitikës, infrastrukturën dhe pa dyshim për shkëmbimet e reja mes të rinjve”, ka thënë Rama.
Ai është shprehur se, ajo që bënë Gjermania dhe Franca për Europën mund të shërbejë si shembull që “rajoni ynë të mos jetë më një fuçi baruti, por një rajon i harmonisë etnike dhe fetare”.
“Linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë dhe Shqipëri-Maqedoni janë provë se Gjermania është vendi që lidh fjalën me veprën”, ka vijuar kryeministri.
Në këtë drejtim, ai ka shtuar se për favorizimin e investimeve nga qeveria e tij “janë ndërmarrë reforma të thella strukturore, përfshirë atë të liberalizimit të tregut të energjisë”.
Duke u shprehur në të njëjtat linja, ish-kancelari Schroeder ka nënvizuar se, “ka vijimësi në marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shqipërisë”.
“Shqipëria ka nevojë për investime private, ndaj është me rëndësi krijimi i kushteve”, ka thënë Schroeder. Ai ka shtuar se, “Gjermania është e angazhuar edhe për menaxhimin e çështjes së mbetjeve urbane dhe energjisë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.