☁️
Tiranë 8°C · Vranët 12 March 2026
S&P 500 6,673 ▼1.52%
DOW 46,678 ▼1.56%
NASDAQ 22,312 ▼1.78%
NAFTA 96.39 ▲0.69%
ARI 5,084 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $70,271 ▼ -0.64% ETH $2,062 ▼ -0.52% XRP $1.3743 ▼ -1.27% SOL $86.3600 ▼ -1.33%
S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 96.39 ▲0.69 % ARI 5,084 ▼0.81 % S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 96.39 ▲0.69 % ARI 5,084 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama-studentëve: Do mbetem protestuesi i fundit, ju mos harroni titujt shkencorë dhe vlerësimin e pedagogëve

Kryeministri Edi Rama në një takim me studentët e Universitetit të Gjirokastrës për Paktin e Universitetit u kërkoi studentëve që të mos harrojnë kërkesat e tyre mbi titujt shkencorë të pedagogëve, tregtia e librave në këmbim të notës dhe vlerësimin e pedagogëve.

Por, shtoi Kryeministri, edhe nëse ata harrojnë ai nuk harron.
“Kur kam thënë që do të mbetem protestuesi i fundit, e kam thënë sepse e dija që do vinte kjo ditë, por unë nuk harroj”, theksoi Rama.

“Ky proces ka një aspekt ku”, theksoi Rama, “fle një lepur i madh, që është, pedagogët. Titujt shkencorë të pedagogëve, sa të vërtetë janë, tregtia e librave në këmbim të notës, si do frenohet dhe studentët si do ta bëjnë vlerësimin e pedagogëve. Janë tre gjëra, që i keni thënë ju studentët. Ju mund t’i harroni, por unë nuk i harroj. Kur kam thënë që do të mbetem protestuesi i fundit, e kam thënë sepse e dija që do vinte kjo ditë, por unë nuk harroj”.

“Pedagogët e ndershëm janë një pjesë që nuk e meritojnë të futen në një thes me ca sharlatanë, që shiten si doktorë shkencash, me njerëz që e kanë biznes këtë punë. Këtë e keni thënë ju. Ajo që mua më shqetëson është se akoma sot nuk po dëgjoj një Universitet që të ketë filluar verifikimin e titujve shkencorë. Ka filluar diçka në Korçë dhe këtu në Gjirokastër, por ende asnjë Universitet nuk e ka nisur. Ju erdhët, i kërkuar këto gjëra nga qeveria aty në Tiranë, por duhet t’ia kërkonit edhe Rektorëve dhe Dekanëve. Këtë e them për t’iu kujtuar që Universiteti është autonom. Ju këtu nuk i bllokuat auditorët sepse jeni gjirokastritë dhe e dini mirë që çdo minutë kushton, çdo orë kushton. Ata që i bllokuan do i paguajnë më mbrapa. Ata do rrinë në verë atje më gjatë”, tha Rama.

“Ata që donin të bënin mësim, më shkruanin mua nga mëngjesi deri në tre të natës që t’i çliroja unë. Na shpëtoni nga këta. Qeveria nuk e kapërcen dot pragun e Universitet, nëse nuk ftohet nga titullari. As unë sot s’do ju takoja dot nëse s’do isha ftuar nga titullari. Autonomia nuk është vetëm liri, por edhe përgjegjësi”, u shpreh Kryeministri.

“Edhe kontrollin për titujt shkencor nuk e bën dot vetëm ministria. Qeveria mund ta facilitojë këtë punë, mund të garantojë infrastrukturën, softin përkatës që bën analizat e teksteve, ama vlerësimet i bën teksti. I keni dëgjuar markmarkët çfarë thonë. Antikushteutese. Po si ta blej unë kompjuterin dhe ta përdorësh ti”, tha Rama.

“Nuk e thonë as se si, as se kur do ta bëjnë këtë gjë. Është e drejta jote si student ta dish kë ke përballë. Ke një doktor shkencash për atë lëndë apo çfarë. Do ta lini këtë gjë? Do ta harroni? Harrojeni. Do të jetë kostoja juaj”, u shpreh Rama.

“Tjetra, tregtia e librave. Ju e keni thënë. Na thonin pedagogët bli një libër ose nuk kalon. Po kjo do e lëmë të kalojë?”, iu drejtua Rama-studentëve.

“Vlerësimi i pedagogëve nga ju është një mekanizëm që e ka e gjithë bota. Edhe këtë duhet ta bëjë Universiteti. Të krijojë mundësinë studentëve të vlerësojnë pedagogët çdo vit. Është një metodë që e përdorin të gjithë Universitetet normale në botë. Nuk është as revolucionare, as gjueti shtrigash. Prandaj këto nuk duhen harruar. Prandaj pakti për Universitetin është një kontratë ku secili duhet të bëjë pjesën e tij. Ju duhet të jeni garantë për atë që ndodh brenda Universitetit, sepse ju i keni kërkuar ato gjëra”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.