☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,375 ▲0.1%
DOW 45,395 ▲0.5%
NASDAQ 20,912 ▼0.18%
NAFTA 102.84 ▲3.21%
ARI 4,572 ▲1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
ETH $2,062 ▲ +3.2% XRP $1.3406 ▲ +1.13%
S&P 500 6,375 ▲0.1 % DOW 45,395 ▲0.5 % NASDAQ 20,912 ▼0.18 % NAFTA 102.84 ▲3.21 % ARI 4,572 ▲1.05 % S&P 500 6,375 ▲0.1 % DOW 45,395 ▲0.5 % NASDAQ 20,912 ▼0.18 % NAFTA 102.84 ▲3.21 % ARI 4,572 ▲1.05 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

Rama: Të kërkosh më shumë nga drejtësia nuk është presion

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “PS është i vetmi subjekt politik në këtë vend, që as nuk i ka bërë, as nuk i bën dhe as nuk do t’i bëjë njëherë ndonjë presion drejtësisë”.

Në një konferencë për mediet nga selia e PS-së, së bashku me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, Rama tha se “jemi këtu sot në vijim të një diskutimi që është ngjallur nga qëndrimi im në Asamblenë Kombëtare të PS-së lidhur me nevojën që SPAK të hetojë në mënyrë gjithëpërfshirëse korrupsionin e politikanëve e gjykatësve e të prokurorëve të korruptuar që si të tillë janë përjashtuar nga procesi i vetingut”.

“Disa e kanë quajtur këtë presion mbi drejtësinë, disa të tjerë frikë nga humbja e pushtetit, ndërsa të tjerë e kanë komentuar si përpjekje për të fshehur dështimet e qeverisë. Për mua më e rëndësishme është që ky diskutim të bëhet sepse SPAK së shpejti mbush 3 vjet dhe vetingu në pak javë mbush 5 vjet”, tha Rama.

“Çfarë do të duhej të thoshim pastaj për deklaratat e përfaqësuesve të BE apo SHBA, ku është kërkuar edhe hapur nominalisht ndëshkimi i politikanëve apo gjykatësve të korruptuar? Presion mbi drejtësinë? Sipas meje jo. Sipas meje kjo është një kërkesë legjitime për të kërkuar më shumë nga drejtësia, ndërkohë që për drejtësinë është bërë investimi më i madh në historinë e këtij vendi në aspektin politik, qoftë nga partia në pushtet, PS, qoftë nga miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë”, shtoi Rama.

“Çfarë presioni është të kërkosh hetimin e një ish-presidenti dhe ish-kryeministri të shpallur “non grata” nga SHBA me akuzat më të rënda të mundshme që lidhen drejtpërdrejtë me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi, dhe ta bësh këtë thuajse një vit pasi shpallja “non grata” është bërë dhe pasi Sekretari Amerikan i Shtetit ka kërkuar publikisht në deklaratë se institucionet e këtij vendi duhet të bëjnë punën e tyre”, vijoi ai.

Kryeministri theksoi se “nuk ka kërkuar dënim, por hetim”.

“Dënimin nuk e vendosim ne, por të hetohet një çështje që është gur në qafë për gjithë Shqipërinë dhe jo një çështje e një personi, është domosdoshmëri. Dhe që të zbardhet deri në fund e vërteta nga një drejtësi e drejt dhe e pavarur se që është e pavarur kjo nuk ka pikë diskutimi se po të mos ishte kështu nuk do të ishin sot parapa hekurave ish-ministra, ish-kryetarë bashkish, ish-deputetë të lidhur me këtë parti që është në pushtet”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.