Opinion

Rama: Vendi jo peng i besëlidhjes apo besëlikes

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vendi nuk mund të jetë peng i besëlidhjes.

Në fjalën e tij, gjatë punimeve në ditën e tretë të Kongresit Zgjedhor të PS dedikuar rinisë, ku po mbahet jashtë Pallatit të Kongreseve që mbushi bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me të rinjtë e FRESSH, Rama theksoi se vendi duhet të ecë përpara dhe se debati, qoftë edhe në media, duhet të shtrohet në arritjet e njerëzve të thjeshtë e të suksesshëm.

“S’mund të jetë debat që të marrim vendin peng. Debati që artificialisht ka marrë mediat peng për gjithë këto kohë, besëlidhja dhe besëlikja. Nuk është ky debati. Kush është me besëlidhjen, kush është me besëliken. Pakuptim, humbje kohe, humbje energjish dhe goditje e shpresës. Ky vend nuk është peng i atyre që shfaqen në televizor sikur janë ata dhe pas atyre nuk ka asgjë tjetër”, u shpreh Rama.

Gjithashtu, Kryeministri tha se liria për t’u shprehur i jep mundësinë kujtdo ta keqpërdorë atë dhe të flasë publikisht gjëra të paqena.

“Duhet nxjerrë një mësim i rëndësishëm, duhet ndërtuar rruga se si gjërat të thuhen dhe të dëgjohen. Ne kemi një situatë demokratike që në nivelin e gjërave që thuhen nuk na e kalon njeri nga pikëpamja e lirisë. Këtu liria për të thënë deri edhe çmenduritë më të mëdha, është e pakufishme. Mjafton të dëgjosh këtë që keni mbrapa ju, për të kuptuar se deri ku shkon në Shqipëri liria për t’ia fut kot. Dhe askush nuk të thotë gjë. Dhe kjo është në të gjitha nivelet. Mjafton të hapësh televizionin dhe larg qoftë të shohësh ndonjë debat në televizor për të parë se deri ku shkon gjuha dhe se çfarë lirie kanë njerëzit për ta shthurur gjuhën kanë njerëzit këtu.Kjo nuk është cilësi demokratike e jetës. Se në cilësinë demokratike të jetës nuk e përcakton fakti se sa shumë e pa kufi flet, por sa dëgjohesh dhe sa ndërveprim ka mes atyre që flasin dhe atyre që dëgjojnë. Se këtu është bërë “fol-fol, por kush po të pyet. Në të gjitha nivelet”, u shpreh Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button