⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,678 ▲1.44%
DOW 53,102 ▲2.54%
NASDAQ 25,788 ▲1.64%
NAFTA 93.83 ▼2.35%
ARI 4,048 ▲2.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,283 ▲ +3.19% ETH $2,424 ▲ +5.27% XRP $1.3165 ▲ +2.72% SOL $96.5300 ▲ +2.87%
S&P 500 7,678 ▲1.44 % DOW 53,102 ▲2.54 % NASDAQ 25,788 ▲1.64 % NAFTA 93.83 ▼2.35 % ARI 4,048 ▲2.73 % S&P 500 7,678 ▲1.44 % DOW 53,102 ▲2.54 % NASDAQ 25,788 ▲1.64 % NAFTA 93.83 ▼2.35 % ARI 4,048 ▲2.73 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Seria A

Rangnick zgjedh Austrinë, refuzon kuqezinjtë që nuk i garantuan autonomi vendimmarrjeje

Pas një periudhe të gjatë negociatash dhe pasigurish, Ralf Rangnick ka marrë vendimin e tij. Sipas “Gazzetta dello Sport”, strategu gjerman ka refuzuar ofertën e Milanit, që e dëshironte në rolin e drejtorit teknik, duke zgjedhur të vazhdojë si trajner i kombëtares së Austrisë.

Nga SHBA vjen informacioni se ish-drejtuesi i Salzburgut është vënë përballë një vendimi nga Federata Austriake e Futbollit. ÖFB i kishte propozuar prej kohësh rinovim kontrate deri në vitin 2028 me pagë pothuajse të dyfishuar dhe i kërkoi të qartësonte të ardhmen e tij përpara nisjes së Botërorit. Kështu, 5 ditë para debutimit ndaj Jordanisë, erdhi refuzimi përfundimtar ndaj projektit të Milanit.

Rangnick ishte figura që pritej të merrte kontrollin e plotë të sektorit sportiv të kuqezinjve. Për të pranuar ofertën e Milanit, ai kishte kërkuar autonomi të plotë vendimmarrëse: nga zgjedhja e trajnerit dhe lojtarëve, deri te bashkëpunëtorët, skautët dhe drejtuesit e akademisë. Këto kërkesa krijuan dyshime te Gerry Cardinale dhe Zlatan Ibrahimović, duke bërë që bisedimet të zvarriteshin.

Pas javësh pritjeje, Rangnick vendosi të mos presë më. Austria i garanton liri të plotë veprimi dhe e ka bërë të ndihet më i vlerësuar, ndaj, përveç ndonjë surprize të madhe, ai do të mbetet në krye të përfaqësueses austriake edhe pas Botërorit.

Tani Milani duhet të orientohet drejt një alternative tjetër. Një nga kandidatët kryesorë mund të jetë Ramon Planes, i cili së fundmi është larguar nga Al Ittihad dhe kishte qenë në garë me Rangnick për postin e drejtorit teknik kuqezi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.