☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.16 ▲4.04%
ARI 4,716 ▼2.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,851 ▼ -1.59% ETH $2,074 ▼ -1.09% XRP $1.3145 ▼ -1.93% SOL $79.2500 ▼ -4.6%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Raporti i FMN-së – Shqipëria, e para në Ballkan për depozitat

Depozitat – Shqipëria është e para në Ballkan për sa i përket nivelit të depozitave në raport me PBB-në, me 71% të PBB-së

FMNShqipëria është e para në Ballkan për sa i përket nivelit të depozitave në raport me PBB-në, me 71% të PBB-së, ku raportin më të ulët e ka Mali i Zi, me 45.82%. Por Shqipëria renditet nga fundi lidhur me përdorimin e këtyre parave për kreditimin. Këto të dhëna u njoftuan dje, nga FMN, në raportin e pestë global për Aksesin në Financë (FAS). Treguesi i përdorimit të depozitave në ekonominë shqiptare është vetëm 38.87%, ku e fundit është Kosova me 36%, ndërsa e para është Kroacia me 71%. Në treguesin e degëve të bankave tregtare për 1000 km², me rreth 20 të tilla, Shqipëria paraqitet mirë, duke kaluar Maqedoninë dhe Malin e Zi. Ndërsa në numrin e filialeve për 100 mijë vetë, Shqipëria dhe Kosova janë në fund, me nivelin 21.9. Ndërkaq, numri i makinave automatike të tërheqjes së parave (ATM) për 100 mijë banorë, është 33 bankomate, po kaq ka edhe Kosova. E para është Kroacia me 114 bankomate për 100 mijë banorë. Përdorimi i shërbimeve bazë financiare nga individët dhe korporatat jofinanciare është tregues i uljes së varfërisë, sipas FMN-së. “Përdorimi i shërbimeve financiare ka fituar domethënie në diskutimin global të reduktimit të varfërisë”, – tha drejtori i statistikave të FMN-së, Louis Marc Ducharme. FAS është burimi i vetëm i të dhënave globale për aksesin dhe përdorimin e burimeve financiare, që përfshin treguesit e krahasueshëm ndërkombëtar. Nga viti 2014, FAS gjithashtu përfshin tregues për transferuat me telefona celularë. FAS është burimi i të dhënave për aksesin në shërbimet financiare të konsumit bazë në të gjithë botën për grupin e vendeve të G20-s bazuar në vendimet e Samitit të Los Cabos në vitin 2012. Baza e të dhënave FAS aktualisht përmban 152 seri kohore dhe 47 tregues kyç, të cilat janë të grupuara në dy dimensione: (i) në shtrirjen gjeografike të shërbimeve financiare; dhe (ii) përdorimin e shërbimeve financiare

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.