🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,918 ▲ +1.26% ETH $2,025 ▲ +1.79% XRP $1.3465 ▲ +1.3% SOL $83.4300 ▲ +0.64%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Politika

Raporti i ODIHR për zgjedhjet/ Dickson: Vumë re zhvillime pozitive, ka vend për përmirësime

Vëzhguesi ndërkombëtar i zgjedhjeve Stewart Dickson, teksa ka bërë një përmbledhje paraprake të situatës zgjedhore në Shqipëri, është shprehur se në përgjithësi situata ishte e qetë po që ka vend për përmirësime.
Ai tha se si problem shihte dominimin e meshkujve si komisionerë gjatë votimit dhe gjatë numërimit dhe mungesën e pajisjeve të posaçme të votimit për personat me aftësi të kufizuara.

“Ne vëzhguam procedurën e votimit në 110 qendra votimi. Unë  nuk dua të përsëris atë çfarë tha Glover por dua të them se pajtohem plotësisht me  zhvillimet pozitive që vumë re. Pamë një ditë zgjedhjesh të qetë dhe transparente megjithatë mbështetur në përvojën si vëzhgues ekzistojnë sërish disa shqetësime që përfshijnë vështirësi teknike, përfaqësimin e ulët të grave dhe mungesë aksesueshmërie në qendrat e votimit për zgjedhësit me aftësi të kufizuara. Këto herë pas here kanë cënuar procesin e zgjedhjeve e duhet të adresohen si prioritet. Në këtë kuadër na erdhi keq që disa çështje me interes vendor u lanë në hije si rezultat i një fushatë të polarizuar. Zgjedhjet vendore duhet të jenë një mjet për njerëzit se kë duhet të votojnë. Ne jemi të merakosur se munguan debatet e vërteta. Ne do të përgatisim disa rekomandime që do I adresohen autoriteteve që do të paraqiten në sesionin e ardhshëm të Strasburgut. Jemi të kënaqur që bashkëpunuam pasi kjo na ndihmon të konsolidojmë më tej rekomandimet tona.”- tha Stewart Dickson.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.