☁️
Tiranë 9°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 96.00 ▲2.67%
ARI 5,027 ▲0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $75,433 ▲ +4.15% ETH $2,360 ▲ +8.49% XRP $1.5885 ▲ +10.5% SOL $95.5500 ▲ +4.59%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.00 ▲2.67 % ARI 5,027 ▲0.5 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.00 ▲2.67 % ARI 5,027 ▲0.5 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Kronika

Raporti i “Save the Children”: Shqipëria me vdekshmërinë foshnjore më të lartë në rajon

Vdekshmëria e fëmijëve nën moshën 5 vjeç në vendin tonë mbetet e lartë. Raporti i fundit i “Save the Children” tregon se në 1 000 fëmijë, që i përkasin kësaj grupmoshe, 14.9 prej tyre vdesin, duke shënuar kështu nivelin më të lartë krahasuar me vendet e Gadishullit Ballkanit. Ndërsa vendet e tjera të rajonit kanë shkallë vdekshmërie më poshtë se 12 vdekje për 1 000 lindje të gjalla.

Raporti i përvitshëm “Situata e Nënave në Botë”, tregon se Shqipëria renditet e 82-ta ndaj 179 vendeve, duke u ngjitur me një shkallë në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas këtij raporti, vendi ynë së bashku me Rumaninë dhe Bullgarinë në Evropën Qendrore dhe Lindore, kanë shkallën më të lartë të vdekshmërisë për fëmijët nën moshën 5 vjeç.

Treguesi i Nënave 2015, i vlerëson të gjitha vendet sipas pesë treguesve: Rrezikun e vdekshmërisë së nënës, shkallën e vdekshmërisë për fëmijët nën moshën 5-vjeç, mesataren e viteve të shkollimit, të ardhurat kombëtare bruto për frymë dhe pjesëmarrjen e grave në politikë.

Sipas Treguesit të Nënave “Ndër pesë vendet e para më të mira në botë për të qenë nënë renditen: Norvegjia, Finlanda, Islanda, Danimarka dhe Suedia. Ndërsa vendi më i keq për të qenë nënë është Somalia, e ndjekur nga Republika Demokratike e Kongos, Republika e Afrikës Qendrore, Mali dhe Niger.

Raporti i Save the Children “Situata e Nënave në Botë, Disavantazhi Urban” vlerëson për herë të parë dallimet e mëdha që ekzistojnë në zonat urbane të vendeve në zhvillim mbi shkallën e vdekshmërisë së fëmijëve nën 5 vjeç dhe mbulimin me kujdes shëndetësor të fëmijëve të pasur dhe të varfër.

“Për herë të parë në histori, më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në zonat urbane. Njerëzit janë tërhequr shpesh në qytete nga perspektiva e një jete më të mirë për fëmijët e tyre, por shumë qytete në mbarë botën nuk kanë mundësi t’ju ofrojnë miliona nënave dhe fëmijëve në qytete akses në shërbimet bazë shëndetësore dhe ujë të pijshëm, të domosdoshëm për të mbijetuar dhe për të qenë të shëndetshëm”, thotë Jasmine Ëhitbread, Drejtore Ekzekutive e Save the Children International.

Dhjetë vendet që tregojnë ndryshimin më të madh të mbijetesës ndërmjet fëmijëve të pasur dhe të varfër të zonave urbane janë: Ruanda, Kamboxhia, Kenia, Vietnami, Peru, Indi, Madagaskar, Gana, Bangladeshi dhe Niger. Në terma relativ, hendeku i mbijetesës është pothuajse dyfishuar në qytete të Kenias, Ruandës dhe Malauit, pavarësisht suksesit të përgjithshëm të këtyre vendeve për të shpëtuar më shumë jetë fëmijësh.

Gjetjet më specifike për Shqipërinë janë:

– Niveli i rrezikut të vdekshmërisë së nënave, gjatë shtatzënisë apo lindjes është 1 në 2,800.

– Vdekshmëria e fëmijëve për grupmoshën nën 5 vjeç është 14.9 fëmijë për 1,000 lindje të gjalla.

– Pritshmëria për mesataren e viteve të shkollimit për fëmijët është vetëm 10.8 vite shkollimi formal; kjo e rendit Shqipërinë në vendin e 119 (nga 178 vende) në botë në aspektin e arritjeve arsimore.

– Niveli i të ardhurave kombëtare bruto për frymë: 4710$

– Pjesëmarrja e grave në qeveri renditet e 106. Gratë mbajnë 20.7% të vendeve në parlamentin shqiptar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.