☁️
Tiranë 12°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,585 ▲1.21%
DOW 46,223 ▲1.42%
NASDAQ 21,937 ▲1.34%
NAFTA 89.97 ▼8.41%
ARI 4,384 ▼4.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,691 ▲ +2.74% ETH $2,143 ▲ +2.9% XRP $1.4358 ▲ +2.99% SOL $90.4100 ▲ +3.4%
S&P 500 6,585 ▲1.21 % DOW 46,223 ▲1.42 % NASDAQ 21,937 ▲1.34 % NAFTA 89.97 ▼8.41 % ARI 4,384 ▼4.17 % S&P 500 6,585 ▲1.21 % DOW 46,223 ▲1.42 % NASDAQ 21,937 ▲1.34 % NAFTA 89.97 ▼8.41 % ARI 4,384 ▼4.17 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Raportimi i KLSH, Leskaj: Në 2016 do auditojmë koncesionarët

Në mbledhjen e radhës së Komisionit të Ekonomisë, Kryetari i KLSH-së ka raportuar lidhur me aktivitetin e institucionit që drejton gjatë vitit të shkuar. Sipas z. Leskaj, në 2015 janë rritur auditimet me 8.8% dhe projeksionet për këtë vit janë në nivelin e 15 %.

“Në vitin 2015 kemi kryer 158 auditime të performancës ose në nivelin 8.8%. Në këtë vit synojmë që auditimet të rriten në nivelin e 15%”- tha z. Leskaj.
Duke vijuar raportimin, Leskaj deklaroi se këtë vit do të auditojmë specifikisht marrëveshjet koncesionare.

Raporti konstaton se për vitin 2015, dëmi ekonomik i shkaktuar nga parregullsitë është 919 mln euro, pjesa më e madhe e të cilit vjen kryesisht nga fusha e menaxhimit të pasurisë shtetërore, ku rezulton se është konstatuar rreth 84% e dëmit total në sektorin e energjisë dhe sektorin e hidrokarbureve.
Sipas raportit të KLSH, verifikimi i të njëjtit trend lidhur me dëmin në sektorin energjetik, tregon se ky mbetet nje sektor me risk, që adreson domosdoshmërinë e një vëmendje të madhe mbi këto fusha nevralgjike të ekonomisë.

Dëmi ekonomik, sipas fushave, i konstatuar në 2015 rezulton, në sektorin e tatim-taksave, në vlerën e përgjithshme prej 92 milionë euro; në sektorin e doganave, në vlerën e 31 milion eurove, në fushën e prokurimeve 19 milion euro, etj.

Në auditimet e realizuara gjatë vitit 2015, KLSH ka rekomanduar përmirësime ligjore, kryesisht të lidhura me zbatimin e buxhetit, por dhe ndërhyrje të rëndësishme sidomos në sektorë nevralgjik për vendin.

“ I sugjeroj qeverisë hartimin e ligjit për përgjegjësinë materiale, ku autoritetet dhe institucionet të mbajnë përgjegjësi. Reformës në drejtësi i uroj suksese por kjo reformë duhet të vijojë në këtë drejtim: për mbajtjen dhe mos mbajtjen e përgjegjësive të dëmit/abuzimit”- ka bërë sugjerimin e fundit z. Leskaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.