Rast zgjebeje në shkollën e muzikës në Budva, dy shkollat fillore sot mësim online për masa parandaluese
Në të dyja shkollat fillore nuk është regjistruar asnjë rast infektimi, por sot do të bëhet dezinfektimi i klasave dhe i të gjitha hapësirave.
Siç njofton Vijesti, të dyja shkollat fillore të Budvës — Shkolla Fillore “Stefan Mitrov Ljubiša” dhe “Druga osnovna škola” (Shkolla e Dytë Fillore) — sot, më 20 nëntor, zhvillojnë mësim online për arsye parandaluese. Lajmi iu konfirmua Vijesti-t nga vetë institucionet shkollore.
Vendimi është marrë si masë parandaluese, pasi në asnjërën prej shkollave nuk është regjistruar asnjë rast zgjebeje, as te nxënësit dhe as te stafi mësimor.
Sipas të dhënave jozyrtare që raporton Vijesti, rasti i zgjebes është regjistruar në shkollën e muzikës në Budva, e cila ndodhet në katin përdhes të Shkollës Fillore “Stefan Mitrov Ljubiša”.
Sot do të bëhet dezinfektimi i klasave dhe i të gjitha hapësirave në shkollat fillore.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.