Reagon Balla: Ç’koicidencë! Protesta në Tiranë dhe në Beograd
Sekretari i Partisë Socialiste Taulant Balla përmes një statusi në “Twitter” shkruan se një koicidencë e madhe është shënuar sot. Balla shkruan se sot kishte protesta opozitare në Shqipëri, Mal të Zi dhe në Serbi. Sipas Ballës, në Shqipëri protestohet kundër reformës në drejtësi.
“Çfarë koincidence sot? Në të njëjtën orë, në 18.00 protesta u organizuan në Tiranë, Beograd dhe Mal të Zi (disa qytete). Në Shqipëri janë protesta të qarta të organizuara nga disa politikanë të korruptuar kundër Reformës së Drejtësisë, duke u përpjekur të dëmtojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, nënvizon Balla, i cili ka zgjedhur të shkruajë me gjuhën e ndërkombetareve.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.