☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.12%
DOW 47,929 ▼0.53%
NASDAQ 22,875 ▲0.23%
NAFTA 98.27 ▲0.41%
ARI 4,784 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $73,042 ▲ +0.99% ETH $2,246 ▲ +1.21% XRP $1.3540 ▼ -0.3% SOL $84.7800 ▲ +0.55%
S&P 500 6,817 ▼0.12 % DOW 47,929 ▼0.53 % NASDAQ 22,875 ▲0.23 % NAFTA 98.27 ▲0.41 % ARI 4,784 ▼0.7 % S&P 500 6,817 ▼0.12 % DOW 47,929 ▼0.53 % NASDAQ 22,875 ▲0.23 % NAFTA 98.27 ▲0.41 % ARI 4,784 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

Reagon Koçi: As vendimet e gjyqësorit nuk janë aksidente teknologjike

Zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka reaguar në Facebook lidhur me dokumentin e paraqitur me firmën e tij në Gjykatë, ku Gërdeci konsiderohet si një aksident teknologjik.

Z. Koçi shprehet se në dokument i është referuar vendimeve të të tri shkallëve të gjykatave penale, ku ngjarja e Gërdecit në mars të 2008-tës është cilësuar si aksident teknologjik.

“Dëmshpërblimin për viktimat dhe të dëmtuarit e tjerë të tragjedisë duhet ta paguajnë fajtorët, të cilet po livadhisin lirisht e vazhdojnë të bëjnë biznes. Nuk ka arsye që fajtorëve politikë me në krye Berishën të mos u hyjë gjemb në këmbë dhe faji të shlyhet në kurriz të buxhetit për sigurinë dhe mbrojtjen. Ky është qëndrimi ynë politik dhe me këtë s’luan dot askush. Togfjalëshi i famshëm ‘aksident teknologjik’ nuk është vlerësim i Petro Koçit por i gjykatave penale në të tria shkallët”, shkruan Koçi.

As vendimet e gjyqësorit nuk janë aksidente teknologjike, shprehet zv. Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. “Meqë gjykata administrative është pjesë e të njëjtit shtet e ka për detyrë ta konsiderojë faktin se kush është shpallur fajtor për krimin e Gërdecit. Nuk ka asnjë justifikim që gjykata administrative detyron taksapaguesit të paguajnë dëmin e shkaktuar nga fajtorët e shpallur prej gjykatës penale”, shkruan ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.