☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.49 ▼4.18%
ARI 4,568 ▲3.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,200 ▲ +1.48% ETH $2,174 ▲ +2.13% XRP $1.4219 ▲ +1.08% SOL $92.6400 ▲ +2.89%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.49 ▼4.18 % ARI 4,568 ▲3.78 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.49 ▼4.18 % ARI 4,568 ▲3.78 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Reforma në drejtësi, Basha: Propozimi i Ramës, dredhia e radhës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas propozimit të radhës të kryeministrit drejtuar opozitës, duke deklaruar se, reforma në drejtësi nuk ka nevojë për deklarata elektorale.

“Kjo reformë kërkon gjithëpërfshirje të gjithë shqiptarëve, të çdo faktori politik dhe opozitës, e jo përjashtime siç ka bërë deri tani dhe siç po vazhdon të bëjë Edi Rama”, ka thënë Basha.

Ai është shprehur se, “është e vështirë t’i besosh një njeriu që një herë thotë ‘reforma e drejtësisë do të kalojë pa opozitën’, pastaj kërcënon se ‘do ta votoni me një këmbë’, pastaj tenton planin e blerjes së mandateve, pastaj plane të tjera B, C, D dhe tani lëshohet në ekstremin tjetër ‘shkruajeni vetë si të doni’, duke përjashtuar Partinë Socialiste nga përgjegjësia”.

“Me këtë deklaratë ai vetëm sa fakton se asnjëherë nuk e mori seriozisht reformën në drejtësi, por e trajtoi prej ditës së parë si instrument pushteti, për larje llogarish dhe intriga politike”, ka vijuar Basha.

“Nuk kam pranuar që në fillim dhe nuk do të pranoj as sot, as nesër që drejtësia të trajtohet si plaçkë për të mbyllur pazare apo për të bërë kalkulime për hir të karrikes”, ka theksuar kreu i opozitës.

Ai ka nënvizuar se, PD dhe opozita janë të angazhuara në këtë proces me seriozitet që ditën e parë, duke kërkuar konsensus, duke ofruar zgjidhje, duke qëndruar fort në parimet dhe rekomandimet e Venecias.

“Sepse qëllimi ynë i vetëm është një reformë që t’i shërbejë shqiptarëve dhe Shqipërisë sot dhe në dekadat që vijnë, dhe jo orekseve të ditës, skemave, intrigave dhe kurtheve për pushtet. Opozita e ka shkruar propozimin me kaligrafi dhe përmbajtje të Venecias dhe Rama e ka mbi tryezë. Ta votojmë dhe shqiptarëve e aleatëve që po kërkojnë konsensusin tash sa kohë t’u japim lajmin e mirë”, përfundon Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.