Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 95.04 ▲0.59%
ARI 4,474 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,364 ▼ -2.22% ETH $2,059 ▼ -2.79% XRP $1.3553 ▼ -2.02% SOL $85.8800 ▼ -3.28%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 95.04 ▲0.59 % ARI 4,474 ▲1.46 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 95.04 ▲0.59 % ARI 4,474 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Reforma në drejtësi pritet të ndikojë në klimën e biznesit

Flet Marinela Jazoj, drejtoresha ekzekutive e Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA)

Viti 2017, për biznesin, duhet të jetë një vit i cili duhet të japë efektet e duhura të reformave që janë ndërmarrë gjatë 2016 dhe jo vetëm, në mbështetje të përmirësimit të klimës së biznesit në vend…

Si ishte ecuria e klimës së biznesit gjatë 2016-s?

Gjatë vitit 2016, qeveria shqiptare vijoi me disa reforma të ndërmarra në funksion të përmirësimit të klimës së investimeve në vend. Por, me gjithë prioritetin e lartë për këtë qëllim, mjedisi i biznesit gjatë vitit 2016 ka vazhduar të përjetojë ende mangësi, të cilat ndikojnë negativisht në tërheqjen e investimeve të reja të huaja dhe në rritjen e tyre. Problematika e hasur dhe e adresuar vazhdimisht nga komuniteti i biznesit u fokusua te niveli i dobët i administratës publike, në barrën e madhe institucionale dhe rregullatore, si dhe burokracinë e tepërt, në mungesën e disiplinës fiskale, moszbatimit të duhur të ligjeve dhe shpesh paqëndrueshmëri në kuadrin ligjor fiskal. Për biznesin është shumë e rëndësishme sigurimi i besueshmërisë së tij ndaj institucioneve shqiptare, si dhe në ligjin e së drejtës. Së fundmi, miratimi i Reformës në Drejtësi u konsiderua nga biznesi si një hap mjaft i rëndësishëm, i cili me një zbatim të suksesshëm pritet të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e klimës së biznesit në vend dhe të imazhit të saj në botë. Natyrisht që për të arritur të gjitha këto, është e rëndësishme që institucionet shtetërore të bashkëpunojnë ngushtë dhe të luajnë një rol sa më të madh në krijimin e një mjedisi biznesi të aftë për të mbajtur investimet aktuale dhe për të tërhequr të reja.

Cilat janë pritshmëritë tuaja në vitin 2017?

Viti 2017, për biznesin, duhet të jetë një vit i cili duhet të japë efektet e duhura të reformave që janë ndërmarrë gjatë 2016 dhe jo vetëm, në mbështetje të përmirësimit të klimës së biznesit në vend. Për këtë arsye, në presim një zbatim sa më efektiv të reformave të ndërmarra në mënyrë sa më të qëndrueshme për të dhënë efektin e synuar. Gjithashtu, sigurimi i një kuadri ligjor për investime sa më i qartë, i parashikueshëm, i qëndrueshëm dhe i drejtë, si dhe sigurimin e mbrojtjes së investitorëve nëpërmjet zbatimit rigoroz të ligjit dhe një sistem të besueshëm të drejtësisë, do të rezultonte në një klimë më transparente dhe tërheqëse për investimet. Duke qenë se do të jemi në një vit elektoral, për komunitetin e biznesit të huaj në vend është e rëndësishme që të mos ndalojnë reformat, të sigurohet zbatimi i mëtejshëm i tyre, si dhe të mos ketë ndikim politik në institucione dhe biznes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.