Politika

Reforma, PD prezanton “formulën e kompromisit”

Partia Demokratike ka prezantuar këtë të premte propozimin për formulën e kompromisit për reformën në drejtësi, që në gjykimin e saj zgjidh plotësisht përzgjedhjen e 12 anëtarëve të komisionerëve të vetingut.

“Kjo është një formulë e dakordësuar dhe e aplikueshme edhe për institucionet e tjera, që garanton përmbylljen me sukses të procesit të përzgjedhjes së komisionerëve, në përputhje me paragrafin 88 të opinionit të Komisionit të Venecias”, ka deklaruar deputeti Oerd Bylykbashi, i cili ka publikuar hapat e kësaj formule.

Hapi 1 – Shpallen vakancat mbi bazën e kritereve kushtetuese e ligjore. Organi i parë që e shpall vakancën dhe mbledh kandidaturat është Presidenti i Republikës, por mund të jetë dhe Avokati i Popullit.

“Ky institucion do të shpallë 12 vakancat dhe do të presë aplikimet për mbushjen e tyre. Kriteret për aplikim parashikohen në Kushtetutë dhe ligj dhe janë të publikuara. Në përfundim të afatit, presidenti i përcjell dosjet e aplikimeve në Gjykatën Kushtetuese”, ka deklaruar Bylykbashi.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka të gjithë integritetin dhe kapacitetet për t’u bërë pjesë e këtij procesi.

Hapi 2 – Kreu i Gjykatës Kushtetuese do të përzgjedhë me short një panel prej 3 gjyqtarësh që do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve. Shqyrtimi bëhet mbi prova dhe fakte dhe kandidatit i jepet mundësia të faktojë përmbushjen e kushteve dhe kritereve. Nëse një kandidat nuk plotëson kushtet, rrëzohet.

“Këtij paneli do t’i bashkangjiten përfaqësuesit e misionit ndërkombëtar të monitorimit, siç e parashikon Komisioni i Venecias. Ata do të kenë akses në të gjithë dokumentacionin dhe procesin”, ka saktësuar Bylykbashi.

Hapi 3 – Kur dikush është i pakënaqur me panelin prej 3 gjyqtarësh është e mundur të bëhet një ankim në Gjykatën Kushtetuese, në trupën prej 9 gjyqtarësh, që do të vendosë për pranimin e kësaj kërkese për rivlerësim të këtij vendimi të panelit.

“Numrat janë të tillë, janë 6 anëtarë të papërfshirë dhe është mundësia që vendimi i panelit të rrëzohet”, ka thënë Bylykbashi.

Ai ka shtuar se, në përfundim të procesit të shqyrtimit të kandidaturave, kryetari i Kushtetueses dërgon në Kuvend kandidatët e verifikuar dhe që plotësojnë të gjitha kriteret.

Hapi 4 – Përzgjedhja e kandidatëve nga Kuvendi. “Në propozimin tonë, kjo duhet të bëhet nga një komision parlamentar ad hoc, me 12 anëtarë, 6 anëtarë nga mazhoranca dhe 6 nga opozita. Ky komision do të zgjedhë pa debat 12 kandidaturat që do t’i paraqiten Kuvendit për miratim, me çdo anëtar që do të ketë vetëm një votë dhe votimi është i fshehtë dhe elektronik”, ka sqaruar Bylykbashi.

Sipas tij, votimi elektronik do të bëhet me qëllim për të garantuar që në fund të dalin 12 kandidatë. “Anëtarët e komisionit do të votojnë në të njëjtën kohë. Në fund të votimit, sistemi shfaq listën e kandidatëve të përzgjedhur”, nënvizon Bylykbashi.

Hapi 5 – Lista zyrtarizohet, nuk ka votim tjetër dhe për rrjedhojë bëhet gati për t’iu paraqitur Kuvendit për votim në seancë plenare. “Kuvendi bën votimin miratues ose refuzues për të gjithë listën. Pra, votimi i saj bëhet në bllok. Lista ose miratohet e tëra, ose rrëzohet e tëra”, sqaron deputeti demokrat.

Sipas propozimit, çdo deputet ka vetëm një votë dhe votimi bëhet me shumicë të cilësuar për t’i dhënë legjitimitet më të madh listës. “Kjo 12-she i ka të gjitha mundësitë që të votohet e miratohet nga Kuvendi”, vijon Bylykbashi.

Related Articles

Comente

  1. Perdite nxjerin nga nje xhevair te zi. Vene nga vene, dain atje ku ishin, gjoja ndryshine formen, permbajtja eshte po ajo e disa diteve me pare. RReforma te behet astu sic e parashikojne SHBA, BE jo, saliu, basha e bythbykukbasha. Praktika e 25 vjeteve , tregon se ne sjemi te afte te krijojme je sistem drejtesie, te pamvarur nga olitika, kete e deshon me se miri, gjendje e drejtesise aktuale qe perfundoi ne degjenerim dhe kooruptim. U vu ne sherbim te politikaneve, duke i lene pa cenuar per krimet e bera dhe ndeshkoi fakiret, qe shme prej tyre bene shkelje ligji edhe ga halli per te mbijetuar. Prandaj, parlamenti te mose bjere viktime e kesaj pacaure qe kerkon saliu dhe cudia eshte se si opozite me me gjysmen e mazhorances, barazon veheten me te. Vec varjantit te SHBA, BE, ska tjeter rryge qe zgjithe kete situate. I bejme thirje , si qytetare qeverise Amerikane, BE, ASHTU SI DERIMESOT, TE VAZHDOJNE PER MIRATIMIN E RREFOMES NE DREJTESI, JO, SIC KRKON SALIU, PORE , AI VARJANT QE KETO ORGANIZMA, KANE GATI DY VJET QE PO PUNIJNE DERISA SOLLEN VARJANTIN ME TE MIRE. Miratimi i rreformes spas keti varjanti, me 21 Korik , dote jete feste kombetare.

  2. Presidenti dhe gjyqetaret e te gjitha shkalleve edhe gjykata kushtetese te zgjidhen nga populli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button