☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.43 ▼5.33%
ARI 4,596 ▲4.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,736 ▲ +0.32% ETH $2,160 ▲ +1.05% XRP $1.4186 ▲ +0.4% SOL $91.0600 ▲ +0.67%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.43 ▼5.33 % ARI 4,596 ▲4.41 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.43 ▼5.33 % ARI 4,596 ▲4.41 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Reforma, Rama: Vijat e kuqe i kanë vendosur SHBA dhe BE

Kryeministri Edi Rama, në fund të mbledhjes së grupit parlamentar socialist ka lënë të kuptohet se mazhoranca nuk ka ndërmend të lëvizë nga pozicioni i saj sa i takon kritereve të reformës në drejtësi.

“Vija e kuqe nuk është bërë nga peneli im, por është përcaktuar nga SHBA dhe BE dhe që ka në esencën e vetë procesin e vetingut”, ka deklaruar Rama.

Ai ka përsëritur se, për koalicionin qeverisës nuk ka qenë dhe nuk është problemi tek mënyra se si Parlamenti do të votojë reformën.

“Ne kemi rënë dakord për çdo qasje që garanton pjesëmarrjen e opozitës bazuar në rekomandimin e Komisionit të Venecias. Por thelbi është jo se kush do të mbushë me ujë shishet, por sa i pastër do jetë burimi nga do vijë uji. Pra, si të garantojmë filtrin e sigurtë. Nëse filtri është i sigurtë nuk ka asnjë problem tjetër”, ka thënë Rama.

Ai ka theksuar se, PS dhe shumica qeverisëse do të votojnë një reformë që ka mbështetjen e plotë të faktorit ndërkombëtar dhe për këtë ka dhënë garancinë se, “as SHBA e as BE nuk bëjnë asgjë që cënon thelbin e kësaj reforme”.

“Dhe formula e propozuar akomodon plotësisht një kërkesë të stërpërsëritur nga PD, e cila më habit përse nuk po thotë po”, ka shtuar Rama.

Në vlerësimin e kreut të qeverisë, kjo është një reformë historike dhe me rëndësi strategjike për të nesërmen e vendit.

“Nuk është reforma e një pale, por e një vendi që synon të bëhet anëtar i denjë i BE dhe nuk mund të jetë një negociator i besueshëm i BE nëse nuk hedh themelet për një drejtësi të fortë”, ka thënë Rama.

Xhafaj: Vijojnë negociatat. Letra e Vasilit, kërkesë e natyrshme

Kryetari i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj ka lënë të kuptohet se, shanset për një marrëveshje me opozitën janë të hapura.

“Do të kemi negociatë dhe kjo është shenjë e seriozitetit politik”, ka deklaruar Xhafaj në fund të mbledhjes së grupit parlamentar të PS.

Në prononcimin e mbajtur për mediat, Xhafaj u është përgjigjur interesit të tyre edhe sa i takon letrës së kryetarit të grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

“Për marrëdhënien që kemi me partnerin tonë LSI ishte një kërkesë e natyrshme që ata të informoheshin për ecurinë e procesit dhe kjo është bërë prej meje nga ditë më parë dhe edhe tani”, ka thënë Xhafaj.

Duke nënvizuar se, Vasili ka qenë gjithmonë i pranishëm në mbledhjet e komisionit të posaçëm, deputeti socialist ka shtuar se letra kishte të bënte për disa detaje.

Në vijim të interesit të mediave, Xhafaj ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës se komisioni po punon në mënyrë të njëanshme dhe e ka ftuar atë të kthehet në tryezë.

“Komisioni po funksionon normalisht. Zoti Bylykbashi do të bënte mirë të vinte në komision, por nëse nuk është i kënaqur me këtë që po bën mund të dalë e të bëjë politikë nga selia e PD”, ka thënë Xhafaj.

Ai ka shtuar se, gjithçka po zhvillohet konform rregullave të Kuvendit dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. “Jemi për të negociuar një çështje të vetme, sepse për 99 për qind kemi rënë dakord”, ka shtuar Xhafaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.