Reforma, shpresa e fundit; Nuland: punoj me sloganin “Po, ne mundemi”: Propozim i ri, tani të presim
Victoria Nuland është eksperte e negociatave të vështira në konfliktet globale, por në Tiranë ajo ishte në një përpjekje të fundit të Shteteve të Bashkuara për arritjen e një kompromisi për reformën në Drejtësi.
Dy partitë e mëdha kanë mbi tryeze një propozim të ri me autorësine e amerikanëve. Dhe ndihmës sekretarja e shtetit ishte shumë e qartë me mesazhin e saj.
“Ky është një propozim hibrid, që ka elemente nga idetë e qeverisë dhe elementë nga idetë e opozitës dhe është në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ky propozim ka mbështetjen time dhe ç’është më e rëndësishmja ka mbështetjen e gjerë të Uashingtonit dhe lidershipit tonë. Prandaj, në emër të Shteteve të Bashkuara u kërkoj të dyve, kryeministrit dhe kreut të opozitës, të përpiqen të bashkohen rreth këtij propozimi në ditët që vijnë. Është koha për të arritur një marrëveshje. Shqiptaret po presin.”
Pjesë e mosmarrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës është edhe roli i monitoruesve ndërkombëtarë në procesin e “Vetingut”.
Victoria Nuland nuk dha detaje për këtë pjesë, duke shpresuar se këtë do ta zgjidhin negociatorët e të dy palëve.
“Është e bazuar në dëgjimin shumë të mirë që u ka bërë palëve ambasadori Lu dhe homologia e tij e Bashkimit Europian. Synon të kombinoje një nivel të duhur të monitorimit ndërkombëtar me mbrojtjen e fortë të sovranitetit shqiptar.”
Kur doli nga takimi me Victoria Nuland, kreu i opozitës Lulzim Basha u duk i hapur për të negociuar, por ai ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare.
“Diskutuam mbi bazën e propozimit tonë dhe propozimeve të tjera. Padyshim këto propozime do të jenë pjesë sa na përket ne e rrugëzgjidhjes. Ajo që mbetet për tu konfirmuar është vullneti i palës tjetër. E vetmja kërkesë që kemi është që të mbetemi brenda suazës së rekomandimit 88 për t’i dhënë Shqipërisë një reformë në drejtësi me konsensus politik. Rrugë tjetër nuk ka”
Top Channel ka mësuar se kreu i opozitës ka kërkuar dy ditë kohë për të dhëne një përgjigje përfundimtare, nëse Partia Demokratike e pranon propozimin e ri amerikan.
Ndërsa kryeministri Edi Rama, mesa duket, e ka pranuar menjëherë këtë propozim, burimet e Top Channel thonë se garanton “Vetingun” nga ndërkombëtarët.
Në njoftimin zyrtar pas takimit pasditen e se dielës, Edi Rama shprehet i hapur për çdo kompromis që nuk cënon thelbin e reformës, ndërsa në një “Twitter” pas darkës me Victoria Nuland, kryeministri është edhe më i qartë, kur shprehet për dakortësi të plotë qëndrimesh me ndihmessekretaren e shtetit.
Por çfarë do të bëjnë amerikanët, nëse nuk gjendet kompromisi?
“Unë jam amerikane dhe jam optimiste nga natyra. Siç e dini punoj për presidentin me Reforma, shpresa e fundit; Nuland: Propozim i ri, tani të presim. Prandaj, i bej thirrje patriotëve shqiptarë, veçanërisht politikaneve: Ju u shërbeni qytetarëve, le te realizojmë “po, ne mundemi”!”