☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,860 ▲ +0.59% ETH $2,266 ▲ +0.94% XRP $1.2515 ▲ +0.24% SOL $95.4000 ▼ -0.57%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Reforma territoriale/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Këshilli Bashkiak i Prrenjasit ka nisur konsultimet publike për Reformën Administrative Territoriale, ndërsa në dëgjesën e parë, të zhvilluar në Qukës, banorët kanë shprehur kundërshtimin ndaj bashkimit të mundshëm të Prrenjasit me Librazhdin.

Banorët argumentuan se një bashkim i tillë do të rriste distancat dhe do ta vështirësonte aksesin e qytetarëve në shërbimet publike. Sipas tyre, ndryshimi i organizimit territorial mund të ndikojë edhe në përfaqësimin e komunitetit dhe ruajtjen e identitetit lokal.

Gjatë konsultimit pati edhe kritika për mënyrën e zhvillimit të procesit. Disa prej banorëve i konsideruan dëgjesat publike si formale dhe kërkuan që shqetësimet e komunitetit të mos mbeten vetëm në kuadër të një procedure administrative.

Pjesëmarrësit u kërkuan deputetëve të zonës të marrin në konsideratë vullnetin e banorëve dhe, nëse propozimi për bashkimin me Librazhdin shkon për votim në Kuvend, të votojnë kundër tij.

Banorët kërkuan gjithashtu që qëndrimet e shprehura gjatë dëgjesës të pasqyrohen në procesverbalin zyrtar dhe të merren në konsideratë gjatë vendimmarrjes për Reformën Administrative Territoriale.

Konsultimet publike pritet të vijojnë edhe në zona të tjera të Prrenjasit, ndërsa qëndrimet e komuniteteve do të jenë pjesë e diskutimeve mbi ndryshimet e mundshme të hartës administrative të vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.