🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,646 ▼0.36%
DOW 52,485 ▼0.57%
NASDAQ 26,276 ▼0.55%
NAFTA 95.92 ▲3.11%
ARI 4,461 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,485 ▼ -0.18% ETH $2,487 ▼ -0.39% XRP $1.4202 ▼ -1.24% SOL $103.5400 ▼ -0.61%
S&P 500 7,646 ▼0.36 % DOW 52,485 ▼0.57 % NASDAQ 26,276 ▼0.55 % NAFTA 95.92 ▲3.11 % ARI 4,461 ▲0.49 % S&P 500 7,646 ▼0.36 % DOW 52,485 ▼0.57 % NASDAQ 26,276 ▼0.55 % NAFTA 95.92 ▲3.11 % ARI 4,461 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Kosova

Ukshini: Kuvendi nuk mbahet peng për Simiqin, s’duhet të biem në kurthin e tyre

Ish-ambasadori Sylë Ukshini, ka komentuar shtyrjen e seancës konstituive të Kuvendit, pas përplasjes lidhur me propozimin e Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.

Duke folur në emisionin FIVE, Ukshini ka thënë se, pavarësisht se Lista Serbe, sipas tij, ka provokuar me formulimin e përdorur gjatë propozimit, Kuvendi nuk duhet të mbahet peng për këtë çështje.

Ai ka sugjeruar që ndaj deputetit të Listës Serbe të merren masa administrative, përfshirë heqjen e mëditjes.

“Unë mendoj që, pavarësisht që ka provokuar Lista Serbe, do ta peshoja se cila është më me interes. Nëse është më në interes që Kuvendi të konstituohet, atëherë masën do ta merrja në kuptimin administrativ. Do t’ia hiqja mëditjen dhe do ta rregulloja me procedura që në fund mund t’ia marrësh edhe mandatin”, ka deklaruar Ukshini.

Sipas tij, nuk ka kuptim që Kuvendi të mbahet peng për shkak të një deputeti.

“Por, me mbajt peng për Simiqin Kuvendin, sepse nuk ka sens. Sa herë që të mund të provokojnë ata, ne nuk mund ta mbajmë shtëpinë tonë për agjenda të tyre”, ka thënë ai.

Ukshini ka theksuar se është e vështirë të thuhet nëse ekziston ndonjë skenar i caktuar, por ka paralajmëruar se institucionet e Kosovës nuk duhet të bien në atë që ai e cilësoi si “kurth” të mundshëm.

“Tash a ka skenar, është vështirë të thuhet, por ne nuk duhet të biem në kurthin që mund të na ndërtojnë ata”, ka deklaruar Ukshini.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.