☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,891 ▲ +0.6% ETH $2,267 ▲ +0.92% XRP $1.2519 ▲ +0.28% SOL $95.4300 ▼ -0.58%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Kryebashkiaku i Patosit në dëgjesë me qytetarët, nuk pranojnë bashkimin me Fierin

Bashkia Patos ka zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure dëgjesën publike me qytetarët, në kuadër të konsultimit mbi reformën e re administrative-territoriale, e cila parashikon bashkimin e Patosit me Bashkinë Fier.

Dëgjesa u hap me fjalën e kryetarit të Këshillit Bashkiak, Armand Ahmetaj, dhe pasoi me fjalën e kryebashkiakut Fatjon Duro, i cili renditi një sërë argumentesh se pse Patosi duhet të qëndrojë bashki më vete, duke theksuar funksionalitetin financiar, ekonominë, aksesin dhe kohezionin e territorit.

“Nga të gjithë treguesit që janë pjesë e analizës së bërë për reformën, Bashkia e Patosit renditet me treguesit më të lartë në rang republike. Indeksi i funksionalitetit, a e mban dot veten e saj me të gjitha burimet e të ardhurave, njerëzore e të tjera? Bashkia e Patosit ka performancë funksionale dukshëm më të mirë se Fieri.

Ka një performancë ekonomike ndër më të mirat në rang vendi. Borxhet e bashkisë janë zero. Nëse ecim dhe me pjesën e investimeve, e para në rang qarku dhe e treta në rang vendi. Reforma ende nuk ka marrë trajtën përfundimtare, por duke parë të gjithë treguesit që vetë komisioni parlamentar ka bërë, tregon që Bashkia e Patosit është dukshëm më lart se bashkitë e qarkut”, tha Duro.

Gjatë dëgjesës, ku ishin të pranishëm qytetarë, këshilltarë të Këshillit Bashkiak dhe grupe interesi, u shpreh njëzëri kundërshtimi ndaj bashkimit me Fierin. Për ta, Patosi nuk është vetëm një tabelë, një indeks apo distancë në kilometra, por histori dhe identitet.

Kryebashkiaku Duro dhe Këshilli Bashkiak do të vijojnë në ditët në vijim procesin e konsultimit publik edhe në njësitë administrative.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.