🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,646 ▼0.36%
DOW 52,485 ▼0.57%
NASDAQ 26,276 ▼0.55%
NAFTA 95.92 ▲3.11%
ARI 4,461 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,485 ▼ -0.18% ETH $2,487 ▼ -0.39% XRP $1.4202 ▼ -1.24% SOL $103.5400 ▼ -0.61%
S&P 500 7,646 ▼0.36 % DOW 52,485 ▼0.57 % NASDAQ 26,276 ▼0.55 % NAFTA 95.92 ▲3.11 % ARI 4,461 ▲0.49 % S&P 500 7,646 ▼0.36 % DOW 52,485 ▼0.57 % NASDAQ 26,276 ▼0.55 % NAFTA 95.92 ▲3.11 % ARI 4,461 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Politika

Valteri: Më mirë Veliaj ta drejtojë Tiranën nga qelia sesa një person i paaftë

E vetmja rrugëdalje për ngërçin e krijuar në bashkinë e Tiranës për shkak të mungesës së kryetarit Erion Veliaj që ndodhet në qeli, është zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kështu shprehet Halit Valteri në “Studio Live” në Report Tv duke u mbështetur te vendimi i Kushtetueses se masa e arrestit në burg është jo proporcionale.

“Ka vetëm një zgjidhje, të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vendimi i Kolegjeve të Bashkuara që nuk është vetëm për Erion Veliajn, Veliaj është një rast që vite më vonë do të bëhet kazus në Fakultetin e Drejtësisë sesi një i mandatuar pa akuzë, pa fakte e prova çohet në paraburgim dhe shumë kolegë të tjerë gjykohen në gjendje të lirë. Data 15 do të jetë vendimtare për drejtësinë ku do të shihet si do të marrë”, tha Valteri.

I pyetur edhe për shkarkimin e Anuela Ristanit dhe problematikat brenda bashkisë, Valteri shpjegoi se ka pasur herë pas here përplasje lidhur me pastrimin dhe administrimin e qytetit. Ai shtoi se vendimi i Veliajt për të mos deleguar kompetencat dhe shkarkimi i Ristanit (e cila më pas u dorëhoq), ishte i duhuri.

“Pjesa më e madhe ka qenë pastrimi dhe administrimi i qytetit. Veliaj bëri zgjedhjen e duhur që e shkarkoi dhe mori frenat e qytetit në dorë duke e drejtuar vetë, edhe nga qelia, me një vështirësi të madhe, por më mirë vetë nga qelia sesa një person i paaftë”, përfundoi Valteri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.