🌧️
Tiranë 6°C · Shi i lehtë 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.31 ▼1.24%
ARI 4,414 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $69,059 ▼ -3.11% ETH $2,075 ▼ -4.16% XRP $1.3690 ▼ -2.97% SOL $86.9300 ▼ -5.35%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.31 ▼1.24 % ARI 4,414 ▲0.86 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.31 ▼1.24 % ARI 4,414 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Reforma territoriale- Meta: Çdo kontribut i opozitës, i mirëpritur deri në minutën e fundit

3001-Kryetari-i-Kuvendit-Ilir-Meta-gjate-seances-plenare-Foto-Albert-Myftaraj-498x350Një ditë para seancës plenare të Kuvendit, ku pritet miratimi i disa çështjeve të rëndësishme, mes tyre i reformës territoriale, kryeparlamentari Ilir Meta, tha se çdo kontribut i opozitës do te jete i mirepritur deri ne minutën e fundit.
Kryetari i Kuvendit theksoi se për të gjitha aktet që janë vënë në rendin e ditës së seancës së nesërme është kryer një proces i gjerë konsultimi me aktorët dhe faktorët që kanë dashur të kontribuojnë dhe të japin mendime për projektet e deritanishme, përfshirë dhe ligjin për KLD-në.
“Natyrisht gjithëpërfshirja vazhdon të mbetet një parim mjaft i rëndësishëm dhe tepër i domosdoshëm, por është e rëndësishme që askush të mos vetëpërjashtohet nga procese të tilla të rëndësishme dhe shpresojmë që opozita të marrë pjesë dhe të kontribuojë, pavarësisht se këto ftesa për një kohë të gjatë janë adresuar ndaj saj. Çdo përfshirje dhe kontribut i shtuar është i mirëpritur”, u shpreh Meta në një prononcim për gazetarët.
I pyetur për kritikat që po i bëhen reformës territoriale, ndërsa nesër pritet votimi i saj në parlament, kryetari i Kuvendit vlerësoi kontributin e komisionit të posaçëm, i cili ‘ka treguar mjaft fleksiblitet në punën e tij’.
“Ne propozuam pesë variante të ndryshme. Ndërkohë, është kryer një proces i gjerë konsultimi dhe do të ishte shumë mirë që opozita të kishte marrë pjesë që në fillim në këtë proces, ku ajo është kërkuar me insistim për të dhënë kontributin e saj. Por, duhet të kuptojmë dhe një gjë se gjithmonë do të ketë pakënaqësi sa i takon rindarjes së re administrative, pasi duke kaluar nga një sistem mjaft i fryrë me gati 400 njësi vendore, në një rindarje më efikase do të theksoja sigurisht që ka gjithmonë vend për kritika, por çdo përmirësim që mund të ndodhë është i mirëpritur dhe çdo kontribut i opozitës po ashtu, deri në minutën e fundit është i mirëpritur”, nënvizoi kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.