🌦️
Tiranë 21°C · Rrebesh i lehtë 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,224 ▼1.35%
DOW 49,371 ▼1.65%
NASDAQ 24,090 ▼1.39%
NAFTA 82.49 ▲0.22%
ARI 3,677 ▼1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $62,612 ▼ -0.23% ETH $1,776 ▲ +0.95% XRP $0.9673 ▼ -0.29% SOL $73.6900 ▲ +0.61%
S&P 500 7,224 ▼1.35 % DOW 49,371 ▼1.65 % NASDAQ 24,090 ▼1.39 % NAFTA 82.49 ▲0.22 % ARI 3,677 ▼1.75 % S&P 500 7,224 ▼1.35 % DOW 49,371 ▼1.65 % NASDAQ 24,090 ▼1.39 % NAFTA 82.49 ▲0.22 % ARI 3,677 ▼1.75 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Politika

Reforma zgjedhore, Peleshi i dërgon letër Komisionit të Venecias! Kërkon vizitë të raportuesve në Shqipëri

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi i ka dërguar një letër Presidentes së Komisionit të Venecias, Marta Cartabia, ku informon mbi ecurinë e projektligjit “Për financimin e partive politike” dhe kërkon një vizitë të raportuesve të këtij komisioni në Tiranë.

Sipas letrës, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore e ka vendosur hartimin e këtij ligji, si dhe adresimin e rekomandimeve të pa përmbushura të OSBE/ODIHR-it, ndër prioritetet kryesore.

Peleshi bën me dije se janë zhvilluar dy raunde konsultimesh me partitë politike, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, ndërsa ekspertët e komisionit kanë punuar për të përfshirë sugjerimet e Komisionit të Venecias, OSBE/ODIHR-it dhe aktorëve të tjerë në tekstin e projektligjit.

Kryetari i Kuvendit më tej shpreh kërkesën e tij për një vizitë të raportuesve në Tiranë. Siç thuhet në letër, vizita synon diskutimin e rekomandimeve të Opinionit të Përbashkët, shkëmbimin e pikëpamjeve mbi progresin e deritanishëm dhe sqarimin e mëtejshëm të tyre, me qëllim pasqyrimin e saktë në projektligjin e rishikuar.

Peleshi kërkon që vizita të zhvillohet sa më shpejt, mundësisht javën e ardhshme ose atë pasuese, në varësi të disponueshmërisë së tyre.

Letra e plotë:

Në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në cilësinë time si Kryetar i Kuvendit, dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e çmuar të Komisionit të Venecias në forcimin e institucioneve demokratike, konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe përmirësimin e legjislacionit zgjedhor në Republikën e Shqipërisë.

Në vijim të shkresës sonë nr. 1842 Prot., datë 27 prill 2026, përmes së cilës projektligji “Për financimin e partive politike” iu paraqit Komisionit të Venecias për opinion, si dhe të komunikimeve institucionale të mëvonshme, dëshiroj t’ju informoj për progresin e bërë në procesin e hartimit dhe shqyrtimit të këtij projektligji.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i ngritur me Vendimin nr. 74, datë 27 tetor 2025, të Kuvendit, ka përcaktuar si përparësi të parë hartimin e ligjit “Për financimin e partive politike”, si dhe adresimin e rekomandimeve të papërmbushura të OSBE/ODIHR-it. Në këtë kuadër, janë zhvilluar dy raunde konsultimesh me partitë politike, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, me synimin për të garantuar një proces gjithëpërfshirës, të mbështetur në standardet ndërkombëtare.

Pas përfundimit të konsultimeve, ekspertët e Komisionit kanë shqyrtuar dhe përfshirë në tekstin e projektligjit rekomandimet dhe sugjerimet e paraqitura nga Komisioni i Venecias, OSBE/ODIHR-i dhe organizatat e shoqërisë civile. Si pjesë e punës në vijim për të përfshirë të gjitha rekomandimet e përcaktuara në Opinionin e Përbashkët të Komisionit të Venecias dhe Drejtorisë së Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut dhe Shtetin e së Drejtës të Këshillit të Evropës mbi projektligjin “Për financimin e partive politike”, të miratuar në qershor, dëshirojmë të kërkojmë një vizitë në Shqipëri të raportuesve të Komisionit të Venecias në Tiranë.

Qëllimi i kësaj vizite do të ishte diskutimi i rekomandimeve të përfshira në Opinionin e Përbashkët, shkëmbimi i pikëpamjeve mbi progresin e arritur deri më tani dhe krijimi i mundësisë për sqarimin dhe shqyrtimin e mëtejshëm të rekomandimeve në kuadër të punës që po vijon, me synimin për të siguruar që ato të pasqyrohen siç duhet në projektligjin e rishikuar.

Do ta vlerësonim shumë mundësinë e organizimit të kësaj vizite në Shqipëri sa më shpejt që të jetë e mundur, mundësisht javën e ardhshme ose, si alternativë, gjatë javës pasuese, në varësi të disponueshmërisë suaj.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme, jam i bindur se ky kontribut do të ndihmojë që puna e Komisionit të përfundojë me sukses dhe të përmirësohet më tej legjislacioni zgjedhor në Republikën e Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.