☁️
Tiranë 11°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▲0%
ARI 4,787 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,294 ▼ -2.77% ETH $2,209 ▼ -3.85% XRP $1.3359 ▼ -1.84% SOL $82.6700 ▼ -2.99%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▲0 % ARI 4,787 ▲0 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▲0 % ARI 4,787 ▲0 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Opinion

Reformë apo kundërreformë në drejtësi?

Nga Edvin Kulluri

Progresraporti i fundit i BE-së për Shqipërinë nxori në pah edhe një herë problemet serioze që ka vendi ynë në raport me të ardhmen e duhur. Të duhur në kuptimin e vlerave demokratike dhe respektimit të të drejtave e lirive themelore të njeriut. Drejtësia, prona private, korrupsioni, krimi i organizuar dhe së fundmi kriminalizimi i politikës dhe administratës publike, përbëjnë jo vetëm pengesën e fundit për të nisur negociatat për anëtarësim në BE. Janë në fakt, në një pikëpamje historike, ndarja me tranzicionin dhe takimi me zhvillimin; ikja nga një e kaluar pafund; “kalimi i urës” së vuajtjeve. Por ndërkohë, ngjarjet e Parisit e eklipsuan këtë thirrje të BE-së për vëmendje serioze ndaj çështjeve që janë thellësisht tonat e më pas të Brukselit apo Uashingtonit.

E meqenëse në raport çështjet kritike apo prioritetet ishin pesë, po të analizohen ftohtë dhe arsyeshëm ato janë vetëm një! Më saktë, të lidhura pazgjidhshmërisht vetëm me një çështje: reformën në drejtësi. Aq të përfolur, pritur, mirëpritur, shtyrë e banalizuar pa fund. Diçka si Prometeu dhe Sizifi njëkohësisht. Të mbetur mes dy “miteve” si shoqëri jemi të detyruar të zgjedhim njërën. Dështimin e radhës si Sizifi ose “zjarrin” e Prometeut për të zgjidhur çështjen e pronës, korrupsionit, dekriminalizimin dhe vendosjen e rregullit të ligjit ndaj vrasjeve, trafiqeve, grabitjeve të dhunshme e kështu me radhë. Për rrjedhojë, të detyruar nga këto kushte, presioni i Brukselit dhe i publikut njëkohësisht, mazhoranca ka nisur një përpjekje për të vënë dorë në sistemin e drejtësisë. Si gjithnjë, në këto raste, në mënyrë të njëanshme, të fshehur nga publiku, e më keq akoma dhe nga pjesa jo-PS e koalicionit qeverisës. Largimi i Naços dhe zëvendësimi i tij me Manjanin, një anti-Ramë “par excellence”, është dhe dëshmia e pathënë e kësaj historie me shumë dritëhije. Por defekti i madh i këtij procesi nuk është ky, po reforma e propozuar nga PS-ja. Një draft që parashikon ngritjen e disa njësive të reja, këshilla dhe komisione, që do të marrin atributet e KLD-së, Këshillit të Prokurorisë, dhe do të konkurrojnë ose asimilojnë rolin e Presidentit të Republikës apo Prokurorit të Përgjithshëm etj., e që do të jenë nën pushtetin e drejtpërdrejtë apo të tërthortë të mazhorancës. Kjo në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Pra, me pak fjalë, jemi përballë një “revolucioni” në drejtësi, zhbërje të sistemit të kontrollit dhe balancës mes pushteteve, në favor të mazhorancës, e akoma më keq të qeverisë. Dy trupa kushtetuese që, prej ndryshimeve të vitit 2008 janë shndërruar në një trupë pushteti të vetme. E gjitha kjo “rrëmujë e qëllimshme”, nën një moto satirike, mund të përshkruhej papërgjegjshmërish me fjalët: “e çfarë problemi ka këtu”?!

Por, meqenëse drejtësia është problemi i problemeve, thembra e Akilit, boshti i sistemit, sigurisht nuk na mjafton një “Portokalli”, por një sens kushtetues demokratik që garanton ndarjen e pushteteve. Kontrollin dhe balancimin e tyre, të cilat të mos e nxjerrin qytetarin të shtrydhur nga “morsa” e mazhorancës dhe arbitraritetit të njohur historikisht, por t’i garantojnë atij se jeta, prona, aktet dhe bindjet e tij të mos të përcaktohen nga “lart”, por të jenë fryt i vullnetit të tij të lirë, bindjeve dhe veprimeve të përgjegjshme. Përndryshe rrezikojmë që nga regjimi koorporatist i drejtësisë së sotme, të biem në një regjim të nënshtrimit ndaj Leviatianit qeveri. E qeveritë për nga tradita, refleksi apo dëshira e drejtuesve për pushtet, kanë zakonin recidivist të arbitraritetit dhe arrogancës. Siç shkruante lordi Acton, “pushteti korrupton, ai absolut korrupton absolutisht”! Siguria juridike e qytetarëve po ashtu rrezikohet edhe nga individët e tjerë e jo vetëm nga qeveria. Ashtu siç investitorët e huaj nuk mund të joshen, por vetëm të tremben e të largohen në kushte të tilla, ku nuk qeveris ligji, por individët me pushtet apo aftësinë për të korruptuar. E meqë kriteri ekonomik i BE-së është tejet i rëndësishëm, një drejtësi e varur e jo e pavarur, nuk mund të jetë as eficiente dhe as e drejtë.

Ndaj, drafti i qeverisë në këtë kuptim shtyn më shumë drejt kundërreformës sesa reformës. E për këtë s’kemi nevojë, aq më tepër nëse shfrytëzohen emocionet e publikut të përkthyera keq në zyrat e qeverisë, si uri për “jakobinizëm”. Në pritje të Komisionit të Venecias, parimet mbeten të palëvizshme dhe konsekuente. Kjo reformë, nëse merr formën e kundërreformës, më mirë të mos bëhet. Përndryshe, ruajtja e balancave mes pushteteve mbetet e vetmja rruge për t’u përshkuar. Ajo rrugë nëpër të cilën ka ecur bota e zhvilluar perëndimore. Eksperimentet nuk kemi pse t’i përsërisim pikërisht ne, një shoqëri e dërrmuar nga komunizmi dhe tranzicioni i gjatë. Nuk kemi as mbret për të vrarë e as revolucion për të bërë. Këto çështje kanë hyrë në histori në vitin 1990 dhe më 1998-n me Kushtetutën e miratuar atë kohë, e nuk kemi pse t’u kthehemi edhe një herë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.