roze

Regjisorja Jolie di të përshtatet me aktorët “e burgosur”

Një aktore japoneze, Miyavi, ka zbuluar se regjisorja Angelina Jolie “nuk kishte ngrënë mjaftueshëm” në xhirimet e “Unbroken”, pasi donte të mbështeste aktorët që mbanin dietë.

1419427936jolie-set0Aktorja, e cila luan rolin e të burgosurës së pamëshirshme të luftës në filmin brutal, tha për “RadioTimes.com” se aktorëve, që luajnë rolin e të burgosurve, u duhet të humbasin shumë peshë për të reflektuar kushtet e rënda të jetesës në robëri.

Ajo shfaqi mbështetjen e saj për ta, ndërkohë që Myavi thotë për faqen e internetit se “ajo vinte në xhirime çdo ditë, duke u dhënë këshilla aktorëve, e me shumë mundësi nuk hante mjaftueshëm”.

“Ajo ishte aq e dobët, sa që dukej sikur na ishte afruar totalisht roleve tona, ndërkohë që aktorët nuk mundeshin të hanin për shkak se duhej të luanin rolin e të burgosurve në një kamp”.

Filmi i ri i Angelina Jolie, “Unbroken”, ka për aktor kryesor Jack O’Connell, i cili njihet më së shumti për rolin e tij në “Skins”, portretizim i historisë së jashtëzakonshme të Louis Zamperini.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button