Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 25 March 2026
S&P 500 6,593 ▲0.56%
DOW 46,415 ▲0.63%
NASDAQ 21,934 ▲0.79%
NAFTA 89.72 ▼2.85%
ARI 4,556 ▲3.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,880 ▲ +1.32% ETH $2,164 ▲ +1.39% XRP $1.4067 ▲ +0.35% SOL $91.8400 ▲ +2.27%
S&P 500 6,593 ▲0.56 % DOW 46,415 ▲0.63 % NASDAQ 21,934 ▲0.79 % NAFTA 89.72 ▼2.85 % ARI 4,556 ▲3.49 % S&P 500 6,593 ▲0.56 % DOW 46,415 ▲0.63 % NASDAQ 21,934 ▲0.79 % NAFTA 89.72 ▼2.85 % ARI 4,556 ▲3.49 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Regjistrimi i celularëve, PD ankimon vendimin e qeverisë në Gjykatën Kushtetuese

Halimi: Rama, vendim ligjor e antieuropian. Të pezullohet e të shfuqizohet

halimi2-320x213PagesaQeveria në vendimin e marrë më 4 qershor kërkon që

Ministria e Financave të regjistrojë të gjithë numrat e IMEI të celularëve. Zotëruesi i aparatit paguan një tarifë shërbimi për regjistrim prej 500 lekësh

IMEI – Numri IMEI (The International Mobile Station Equipment Identity) është numri unik 15-shifror, që shërben për të identifikuar aparatet celulare. Ky numër zakonisht, gjendet i shtypur në çdo kuti paketuese si dhe në brendësi të aparatit, poshtë vendit ku vendoset bateria ose gjenerohet automatikisht (*#06#).

BLEDAR HOTI

halimi

Kërkesa

Në ankimin e paraqitur nga 1/5 e deputetëve, deputetët e opozitës i kanë parashtruar dy kërkesa Gjykatës: “1) Deklarimi i papajtueshmërisë me Kushtetutën i vendimit nr. 354, datë 4.6.2014 të Këshillit të Ministrave ‘Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI dhe regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme’;

2) Pezullimin e vendimit nr. 354, datë 4.6.2014 të Këshillit të Ministrave, ‘Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI dhe regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme’. Ndër argumentet e tjera theksohet se “Detyrimi që u vendoset operatorëve të komunikimit elektronik, me vendim të Këshillit të Ministrave, për të dorëzuar pranë Ministrisë së Financave të dhëna personale të klientëve të tyre (numrin IMEI) është antikushtetues edhe për shkak se transferimi i të dhënave bëhet pa pëlqimin e subjektit deklarues, gjë që bie ndesh me nenin 35

të Kushtetutës. Një kufizim i tillë i vendosur me vendim të Këshillit të Ministrave nuk është në përputhje dhe bazohet në nenin 35, paragrafi i dytë i Kushtetutës (parashikohet në ligj), në nenin 17, paragrafi i dytë i Kushtetutës (nuk e cenon thelbin e së drejtës për privatësi dhe nuk i tejkalon kufizimet e

parashikuara në KEDrNj) si dhe nenin 8, paragrafi i dytë i KEDrNj (kufizimi synon mirëqenien ekonomike të vendit, parandalimin e veprave penale, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve”. Qeveria në vendimin e marrë më 4 qershor kërkon që

Ministria e Financave të regjistrojë të gjitha numrat e IMEI të celularëve. Zotëruesi i aparatit paguan një tarifë shërbimi për regjistrim prej 500 lekësh pranë operatorit të telefonisë celulare, i cili i transferon këto të ardhura në llogari të Ministrisë së Financave. Sipas VKM-së, procesi i plotësimit të Bazës së të Dhënave me numrat IMEI, të cilët nuk janë në sistemin e të dhënave të kompanive të telefonisë celulare, në zbatim të dispozitave të këtij vendimi, zgjat 90 ditë, pas datës së shpalljes së njoftimit të Ministrisë së Financave për ngritjen e Bazës së të Dhënave.

Albana Vokshi

“Heshtja e Ramës është po aq kriminale sa sulmet ndaj opozitës”

Albana VokshiPartia Demokratike vijon të kërkojë një qëndrim nga Kryeministri Edi Rama për sa i përket çështjes së ngritur për dënimin e deputetit të PS-së, Arben Ndoka, si dhe për kërcënimin që opozita pretendon se i është bërë zëdhënëses Vorpsi. “U bënë sot 11 ditë që Edi Rama hesht pas agresionit fizik dhe kërcënimit me jetë të deputetit të opozitës, Gent Strazimiri, në godinën e Kuvendit të Shqipërisë, me një akt mafioz të organizuar prej tij deri në detaje. Por Edi Rama hesht prej më shumë se një jave, edhe kur deputeti i tij, tashmë me emër dhe prova të pakontestueshme për të shkuarën kriminale, pra Arben Ndoka, kërcënoi me jetë zëdhënësen e PD-së. Heshtja e Edi Ramës është po aq kriminale sa aktet banditeske të deputetëve të tij. Mosreagimi i Kryeministrit është fyes për çdo grua në vend. Aktiviteti i parë publik që bëri deputeti i Edi Ramës ishte goditja e deputetit të opozitës dhe kërcënimi me jetë i zëdhënëses së PD-së”, tha deputetja demokrate Albana Vokshi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.