Maqedonia

Rejnders: Maqedonia të hetojë ligjshmërinë e aferës së përgjimeve

Ministri i Jashtëm i Belgjikës Didier Rejnders, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shkup, porositi hetimin e aferës së përgjimeve. Në emër të Brukselit Zyrtar, që kryeson me Komitetin e Ministrave në Këshillin e Evropës, por edhe në rolin e një zyrtari të BE-së, Rejnders tha se duhet të vërtetohet nëse përgjimet kanë qenë apo jo të ligjshme, dhe gjithsesi, pas hetimit duhet të ketë përgjegjësi dhe sanksione për shkelësit e ligjit.

“Mesazhi që e dërgojmë është i njëjtë edhe nga Bashkimit Evropian dhe Këshilli i Evropës për sa i përket zgjidhjes së kësaj çështjeje. Fillimisht duhet të sqarohet nëse përgjimi ka qenë legal apo jo legal. Por gjithashtu sa i përket përmbajtjeve që kemi dëgjuar deri tani dhe nga veprimet e caktuara duhet të shqyrtohen nëse meritojnë të jenë të sanksionuara”, u shpreh Didier Rejnders, Ministër i Jashtëm i Belgjikës.

Rejnders nga ana tjetër njoftoi se çështja e Maqedonisë do të diskutohet në një nga takimet e ardhshme të Ministrave të Jashtëm të BE-së, madje rreth tre temave të nxehta në vend; dialogun politik, gjyqësorin dhe mediat.

“Fillimisht dialogu politik, ju vet e dini se ekziston iniciativë e Parlamentit Evropian për fillimin e dialogut politik mes Qeverisë dhe opozitës, dhe me rëndësi është që parlamenti të fillojë të funksionojë normalisht. Debati i rëndësishëm është pushteti gjyqësor, si të përparojë si të përforcohet pavarësia e gjyqësorit. Do të ketë debat edhe për përfshirjen e pushtetit qendror në financimin e mediave dhe shpërndarja e barabartë e mjeteve publike në mënyrë objektive për mediat”, tha Didier Rejnders, Ministër i Jashtëm i Belgjikës.

Ministri i Jashtëm Nikolla Poposki nga ana tjetër aludoi se fajtore për situatën aktuale janë edhe BE-ja dhe NATO-ja, të cilat mbajnë pezull integrimin e vendit.

“Për sa i përket aferës së përgjimeve, para se gjithash, interesi maqedonas është që të gjitha çështjet e hapura rreth kësaj lënde të adresohen në institucionet dhe të kenë zgjidhje juridike. Adresimi i çështjeve që kanë të bëjnë me të, duhet të ndodh pavarësisht integrimit evropian të Maqedonisë para se gjithash është në interes të shtetit. Nga ana tjetër është i rëndësishëm, rritja e kredibilitetit për një të ardhme  euro-atlantike të vendit i cili u shkatërruar seriozisht pas bllokadës në NATO në 2008 dhe mos përgjigjes së rekomandimeve të KE-së nga 2009 ta”, tha Nikolla Poposki, Ministër i Jashtëm.

Ministri i Jashtëm i Belgjikës gjithashtu ishte i prerë se dialogu politik duhet të jap rezultate, ndërkohë që të adresohen edhe problemet rreth pavarësisë së gjyqësorit dhe lirisë së mediave, me qëllim që vendi të shënojë progres në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button