🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.90 ▼1.38%
ARI 4,147 ▲1.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,462 ▲ +4.12% ETH $2,423 ▲ +6.44% XRP $1.3076 ▲ +2.98% SOL $95.9800 ▲ +4.06%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.90 ▼1.38 % ARI 4,147 ▲1.83 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.90 ▼1.38 % ARI 4,147 ▲1.83 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Europa

Rënie e ndjeshme e migracionit ilegal në BE

Fluksi i migracionit të paligjshëm drejt BE-së ka rënë ndjeshëm, veçanërisht përgjatë itinerarit të Mesdheut. Këtë e tregojnë të dhënat e Agjencisë së Mbrojtjes së Kufijve, Frontex për katër muajt e parë të këtij viti.

Kalimet e parregullta të kufirit drejt BE-së po bien. Këtë e tregojnë të dhënat më të fundit të Frontex-it, që i janë vënë në dispozicion në mënyrë ekskluzive studios së televizionit gjerman, ARD në Bruksel.

Këtë vit deri në fund të prillit rreth 29.000 persona kanë hyrë në BE në mënyrë të parregullt – pra pa dokumente të vlefshme apo pa leje hyrjeje ose qëndrimi. Ky është niveli më i ulët prej vitesh; në vitin 2023 numri i rasteve ishte ende tri herë më i lartë.

Itinerari kryesor i hyrjes mbetet ai nga Mesdheu, me pikënisje Libinë dhe mbërritje në bregdetin italian. Pas saj vjen rruga e Mesdheut Lindor – përmes Turqisë drejt Greqisë dhe Qipros. Të dyja këto rrugë përbëjnë secila afro një të tretën e të gjitha hyrjeve të parregullta në BE.

Varkë me migrantë ilegalë në Tunizi
Në këmbim të fondeve të BE-së, këto vende i pengojnë njerëzit të nisen drejt BEFotografi: Jan-Philipp Scholz/DW

Më shumë se 1.200 të vdekur në Mesdhe

Sipas Frontex-it, kjo konfirmon një trend të qartë: që gjatë gjithë vitit 2025, hyrjet e parregullta ranë me më shumë se një të katërtën krahasuar me vitin paraardhës. Bashkëpunimi me vendet partnere, për shembull në bregdetin e Afrikës së Veriut, ka kontribuar ndër të tjera në këtë rënie. Në këmbim të fondeve të BE-së, këto vende i pengojnë njerëzit të nisen drejt BE- po ashtu ato gjithnjë e më shumë po luftojnë rrjetet e trafikantëve.

Po ashtu, kushtet e vështira të motit në fillim të vitit duket se kanë penguar disa njerëz nga migrimi i rrezikshëm. Megjithatë humbjet e jetëve në Mesdhe janë të larta. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, deri tani këtë vit më shumë se 1.200 njerëz kanë humbur jetën në Mesdhe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.