Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.16 ▲4.37%
ARI 4,544 ▼3.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $79,172 ▼ -2.79% ETH $2,230 ▼ -2.74% XRP $1.4348 ▼ -4.12% SOL $89.3000 ▼ -3.39%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.16 ▲4.37 % ARI 4,544 ▼3.02 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.16 ▲4.37 % ARI 4,544 ▼3.02 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
Kronika

Presidenti Begaj viziton Universitetin Mesdhetar: Universitetet duhet të jenë laboratorë idesh dhe inovacioni

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, ku u njoh nga afër me aktivitetin akademik, programet studimore dhe zhvillimet e institucionit në fushën e arsimit të lartë.

Gjatë vizitës, Presidenti Begaj vlerësoi rolin që universitetet kanë sot në përgatitjen e brezave të rinj për sfidat e kohës moderne, duke theksuar se arsimi i lartë nuk duhet të kufizohet vetëm në transmetimin e njohurive, por të shërbejë edhe si hapësirë për zhvillimin e mendimit kritik, kreativitetit dhe kulturës digjitale.

Ai nënvizoi se teknologjia dhe inteligjenca artificiale po ndryshojnë me shpejtësi mënyrën se si funksionon shoqëria dhe tregu i punës, ndaj universitetet duhet të përshtaten me këto realitete të reja dhe të përgatisin studentë të aftë për t’u përballur me transformimet globale.

Presidenti Begaj u shpreh se një universitet modern është shumë më tepër sesa një institucion mësimdhënieje, duke e cilësuar atë si një laborator idesh, inovacioni dhe vlerash qytetare. Ai vlerësoi gjithashtu faktin që Universiteti Mesdhetar, në më pak se dy dekada, ka arritur të krijojë profilin e vet akademik dhe të zërë një vend të rëndësishëm në arsimin e lartë shqiptar.

Vizita u zhvillua në kuadër të takimeve dhe kontakteve të vazhdueshme të Presidentit me institucionet arsimore dhe akademike në vend.

Fjala e plotë e presidentit Bajram Begaj

Të dashur studentë, të nderuar profesorë, pedagogë, të nderuar drejtues të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, zonja e zotërinj, për mua është kënaqësi të jem në Universitetin Mesdhetar, një institucion i cili për më pak se dy dekada ka arritur të krijojë profilin e vet akademik dhe zërë një vend të rëndësishëm në arsimin e lartë shqiptar. Vizita e sotshme jo vetëm këtu, por dhe në auditor, laborator dhe mjediset e juaja universitare do të më japi mundësinë të shoh nga afër një realitet i cili vërtetë po ndryshon. Dikur thu një shkollë e mirë ka tre shtylla kryesore. Një universitet i mirë ka tre shtylla kryesore. Ka ndërtesat, ka kurrikulën, ka dhe pedagogët. Por sot kjo gjë nuk mjafton. Nuk mjafton për faktin që sot kërkohet një universitet i cili matet me mendimin kritik që formon, me aftësinë për të përgatitur të rinjtë për një botë që ndryshon më shpejt sesa çdo program kurrikular. Jetojmë në një kohë ku arsimimi dhe arsimi nuk konkuron vetëm me universitetet e tjerë. Konkuron me shpejtësinë e teknologjisë, me inteligjencën artificiale, me tregun global të punës dhe ndonjëherë edhe me vetë durimin apo mungesën e durimit nga brezi i studentëve. Universiteti është vendi ku merret dije. Sot sfida është akoma më e vështirë. Është më e vështirë për faktin se duhet t’i mësosh studentëve të dallojnë dijen nga informacioni. Do t’i mësosh studentëve të dallojnë faktin nga manipulimi dhe kreativitetin nga faciteti apo automatizmi. Në këtë kuptim unë mendoj që Universitetet shqiptare, qoftë publike, qoftë private kanë përpara një sprovë historike. Modeli tradicional i mësimdhënies ku studenti vetëm dëgjon dhe memorizon, ka kohë që ka dhënë shenja lodhje dhe vërtetë ose pak më shumë. Sot kërkohet një universitet i cili prodhon dije, formon mendim kritik, aftësi për zgjidhjen e problemeve, kulturë dixhitale dhe frymë si sipërmarrëse. Sot tregu i punës nuk pyet më vetëm çfarë diplome ke, por ai të pyet edhe çfarë di të bësh edhe sa shpejt përshtatesh. Atë ditë të bashkëpunosh me inteligjencën artificiale, por pa humbur inteligjencën humane. Kjo është arsyeja pse sot universiteti nuk mund të jetë më një fabrikë prodhimi diplomash. Ai duhet të jetë një laborator idesh, një laborator inovacioni dhe një laborator vlerash qytetarie. Shqipëria ka nevojë për universitete që prodhojnë jo vetëm profesionistë, por edhe njerëz që dinë të mendojnë lirshëm, të debatojnë me argumente dhe patjetër të mbajnë edhe përgjegjësi publike. Një vend demokratik nuk ndërtohet vetëm nga institucione publike apo institucione politike, por ndërtohet edhe nga institucionet akademike, të cilat duhet të jenë serioze. Në këtë aspekt, roli i arsimit të lartë privat ka qenë dhe mbetet i rëndësishëm. Ai ka sjellë konkurrencë, ka sjellë alternativa, ka sjellë ndërkombëtarizim dhe fleksibilitet më të madh ndaj ndryshimeve të kohës. Por duhet thënë hapur që konkurrenca në arsim nuk duhet të jetë një garë marketingu. Duhet të jetë një garë e lidhur me cilësinë. Universitetet që do të mbijetojnë në dekadën e ardhshme mendoj nuk do të jenë domosdoshmëritë ata që janë më të mëdhenjtë, por do të jenë ata të cilët kuptojnë më shpejt dhe sa më shpejt ta kuptojnë do të jetë më mirë kuptojnë më shpejt transformimin e botës. Sot inteligjenca artificiale po transformon dhe po ndryshon ekonominë, administratën, mjekësinë, drejtësinë, median. dhe shoqërinë tonë. Ajo po ndryshon mënyrën se si komunikojmë, madje edhe se si ne mendojmë. Ka profesione që do të transformohen, ka të tjera që ende nuk ekzistojnë, por për të cilat studentët e sotshëm duhet të mendojnë që të bëhen profesionistë për të ushtruar këto profesione nesër. Prandaj sfida nuk është thjesht të përgatisim studentë për tregun aktual të punës, por sfida është të përgatisim një treg më të madh, një treg jo vetëm kombëtar, por dhe rajonal, europian dhe global për një treg i cili ndryshon çdo ditë. Kjo kërkon që lidhja mes universiteteve dhe biznesit të jetë e fortë, mes kërkimit shkencor dhe ekonomisë të jetë reale, mes auditorit dhe jetës praktike të jetë sa më e shpeshtë. Kërkon kurrikula fleksibël, kërkon praktika profesionale reale dhe investim serioz në atë që ne e quajmë kërkim zhvillim apo kërkimin shkencor. Në këtë drejtim vlerësoj orientimin ndërkombëtar të universitetit tuaj, të nderuar drejtues të Universitetit Mesdhetar, partneritetet akademike që ju keni bërë dhe përpjekjen tuaj për t’u përshtatur me standartet europiane të arsimit të lartë. Të dashur studentë të pranishëm, bashkë me pedagogët ju keni një emërues të përbashkët, ndonëse breza të ndryshëm. Jemi brezat e fundit bashk bashkë me mua që mbaj mend epokën para inteligjencës artificiale. Ju jeni brezi i parë në histori që do të punojë krahas inteligjencës artificiale jo si fantacë, por si një realitet i përditshëm. Kjo mund të krijojë pasiguri, por nga ana tjetër krijon edhe shumë mundësi, mundësi të jashtëzakonshme. Teknologjia mund të automatizojë shumë procese, por nuk mund të zëvendësojë kuriozitetin. etikën, empatinë dhe guximin për të menduar, për të menduar ndryshe. Pikërisht këto cilësi duhet të kultivojë dhe kultivon universiteti juaj. Mos synoni vetëm që të merrni atë diplomë që ju keni menduar se do t’ju shërbejë. Synoni më tepër që të mbeteni njerëz të cilët mësimin e kanë në përditshmërinë e tyre gjatë gjithë jetës, sepse në kohën ku jetojmë diploma mund të ketë afat skadence, por aftësia për të mësuar dija nuk del kurrë nga moda. Shumë faleminderit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.