☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,601 ▼ -0.52% ETH $2,002 ▼ -1.1% XRP $1.3229 ▼ -1.7% SOL $81.8600 ▼ -1.85%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

Renzi: Stabiliteti në Libi, zgjidhja e vetme për emigracionin

Kryeministri italian, Matteo Renzi, në vizitë në Uashington, reagoi të premten për emigrantët e mbytur këto ditët e fundit në Mesdhe, duke konfirmuar se problemi nuk mund të zgjidhet pa një stabilizim të situatës në Libi.

“Është një det, jo një varr”, deklaroi Matteo Renzi në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin amerikan, Barack Obama, në Shtëpinë e Bardhë.

“E vetmja zgjidhje për emigracionin është paqja dhe stabilizimi i institucioneve libiane”, shtoi ai.

Duke përmendur situatën e sigurisë dhe stabilitetit, kryeqeveritari italian theksoi se të gjitha vendet e rajonit ishin të shqetësuara.

“Ne duhet të jemi më të vetëdijshëm për faktin se puna, që duhet të bëhet, i përket Libisë, por gjithashtu të gjithë Afrikës dhe do të thoja mbarë botës”, theksoi ai.

Përkrah tij, Presidenti Obama përmendi shqetësimin amerikan përballë krijimit të zonave të kontrolluara nga terroristët.

DAESH-i kërkon me çdo kusht të përhapë kaos në Libi për të vendosur një pjesë të grupeve të tij atje”, theksoi lideri amerikan.

“Koordinimi me Italinë dhe partnerët e tjerë kyçë do të jetë shumë i rëndësishëm”, shtoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.