🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 25 June 2026
S&P 500 7,358 ▼0.1%
DOW 51,849 ▲0.35%
NASDAQ 25,477 ▼0.43%
NAFTA 69.81 ▼0.75%
ARI 4,001 ▼0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $61,248 ▼ -2.65% ETH $1,632 ▼ -2.73% XRP $1.0713 ▼ -2.3% SOL $68.1000 ▼ -2.41%
S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.81 ▼0.75 % ARI 4,001 ▼0.19 % S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.81 ▼0.75 % ARI 4,001 ▼0.19 %
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
25 Jun 2026
Breaking
Politika

Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve ka folur lidhur me kërkesën e tyre për zhvillimin e mocionit me debat në lidhje me protestën dhe kërkesat e qytetarëve. Bardhi u shpreh se mazhoranca po tenton të shmangë debatin lidhur me raportin e Parlamentit Evropian.

“Pse i fshiheni debatit për raportin e Parlamentit Europian? Hajdeni dhe ta bëjmë debatin në seancë. Gjeni paragrafin që ju vlerëson. Keni dy javë që na keni lodhur veshët duke folur për një rezolutë historike që, sipas jush, vërteton sukseset e mëdha të qeverisë. Atëherë pse fshiheni?

Apo e vërteta është një tjetër? Kjo rezolutë ju nxin në çdo fjali, nga fillimi deri në fund. Ajo flet për ligje korruptive. Ngre alarmin për lirinë e medias. Ju nuk mund ta mohoni këtë debat parlamentar. Keni qenë vetë ju, e përsëris, që në seancë keni thënë se debati parlamentar do të zhvillohet pasi raporti të miratohet në Parlamentin Europian.

Kjo është një detyrë që ne duhet ta bëjmë. Nëse ky Kuvend nuk e ka thjesht propagandë integrimin europian, atëherë e ka detyrë të zhvillojë këtë debat”, u shpreh Bardhi.

Ai ndër të tjera theksoi se synojnë të bëhen zëdhënës të protestës por theksoi se ata dëgjojnë qytetarët dhe përcjellim shqetësimet e tyre.

“Nuk jemi ne si ju, që çdo ditë fshiheni pas vrimës së çelësit dhe denigroni vajza e gra që protestojnë. Po lini nam. Ti, Ulsi, qesh sepse sheh makinat e emigrantëve, por nuk sheh makinat tuaja. Ajo që po bëni është skandaloze dhe detyra jonë është t’i dëgjojmë qytetarët. Këtë po bëjmë ne, dëgjojmë zërin e tyre dhe përdorim çdo instrument që kemi në dorë për të përcjellë shqetësimet dhe kërkesat e tyre”, shtoi ai.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla nga ana tjetër gjatë fjalës së tij kundërshtoi kërkesat e paraqitura nga opozita, duke argumentuar se ato nuk përmbushin kriteret e parashikuara në Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutë.

Balla deklaroi se kërkesa e depozituar nuk mbështetet në nenin 98, ndërsa sugjeroi që opozita mund të përdorë nenin 101 për një mocion mosbesimi, por duke propozuar njëkohësisht edhe një kryeministër të ri.

“Kërkesa nuk përmbush kriteret e nenit 98. Mund ta bazoni në nenin 101 mocionin e mosbesimit. Duhet të propozoni edhe një Kryeministër të ri. E keni ju këtë?”, u shpreh ai.

Balla akuzoi deputetët opozitarë se po deformojnë kërkesat e protestuesve dhe po flasin në emër të tyre pa pasur legjitimitet.

“Pse ia deformoni kërkesat protestuesve? Ju thoni pesë kërkesa, por vetëm njëra përputhet me ato që janë bërë publike. Rrëzimi i qeverisë, qeveri teknike, ligji për partitë politike e të tjera janë deformime të kërkesave të protestës”, tha Balla.

Ai shtoi se opozita nuk mund të konsiderohet përfaqësuese e protestuesve, duke vënë në dyshim edhe organizimin e protestës.

“Ne nuk ju njohim si përfaqësues të protestës. Ju nuk jeni koka e protestës. I kemi parë protestat tuaja dhe e dimë çfarë mund të bëni ju. Për pasojë, nuk ju pranojmë fare si përfaqësues të protestës”, deklaroi Balla.

Në fund, ai kujtoi edhe kufizimet procedurale për interpelancat parlamentare, duke theksuar se gjatë të njëjtit sesion parlamentar nuk mund të zhvillohen dy interpelanca për të njëjtën çështje.

“Ju e dini që neni 89, që rregullon interpelancat, nuk lejon zhvillimin e dy interpelancave për të njëjtën çështje brenda një sesioni parlamentar. Ju mund ta tërhiqni dhe ta riformuloni kërkesën”, përfundoi Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.