🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.37 ▼1.21%
ARI 5,007 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,389 ▼ -0.38% ETH $2,329 ▼ -1.32% XRP $1.5282 ▼ -0.68% SOL $95.2500 ▼ -1.29%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.37 ▼1.21 % ARI 5,007 ▼0.02 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.37 ▼1.21 % ARI 5,007 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Reportazh nga Forbs: Krahas krizës politike, Maqedonia përparon me reformat

Revista ekonomike amerikane “Forbs”, pas intervistës me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, publikoi edhe reportazh për, ashtu siç thonë, “kryetarin pragmatik dhe të fuqishëm properëndimor të partisë i cili e përkrahë biznesin”, në të cilin paralajmërohet se OBRM-PDUKM do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme të dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Revista vlerëson se Maqedonia ka arritur të tërheqë investitorë të kapitalit, si miliarderin meksikan Karlos Slim, i cili përmes Telekom Austri Grup ka marrë pjesë në zgjerimin e tregut të telekomunikimeve të Maqedonisë.

Në reportazh vlerësohet se kriza politike e cila filloi në vitin 2015 ka qenë e ngjashme me më shumë çregullime tjera politike, si ngjarjet në Brazil dhe në Ukrainë, të cilat i sollën dëm të madh ekonomik shteteve në të cilat ndodhën, sollën deri te humbja e mijëra vendeve të punës dhe shkatërruan karriera politike.

Si kriter kryesor për tërheqjen e investimeve, Forbs e citon shkallën e ulët tatimore, e cila me lehtësimet e zakonshme tatimore arrin 7,4 për qind. “Por ka edhe risi tjera. Raporti Doing Business për vitin 2016 e ka plasuar Maqedoninë para të gjitha BRIKS shteteve, si dhe para Italisë, Francës, Gjermanisë dhe të gjitha shteteve baltike dhe në vend të dytë pas Zelandës së Re, në lehtësim të fillohet biznes. Vendi paraprakisht ishte plasuar në vendin e 94. Kapitali shkon atje ku mundet në mënyrë më efikase të përdoret”, përfundon Forbs në reportazhin e publikuar një ditë para se të dalë edhe raporti më i ri i Doing Business i Bankës botërore, në të cilin Maqedonia arrin plotësisht ta përmirësojë rejtingun e saj dhe të hyjë mes dhjetë destinacioneve më të volitshme në botë.

Revista citon se afera me përgjimet ka ndikuar disa kompani amerikane të tërhiqen nga planet për investime në Maqedoni, por megjithatë, në vitin 2015 kompania ‘Lir’ nga SHBA-ja ka paralajmëruar hapje të fabrikës për tekstil automobilistik si pjesë e strategjisë së tyre ta ndalin prodhimtarinë në Miçigen. Pastaj, Johnson Controlls ka paralajmëruar hapjen e fabrikës së tretë të ngjashme në Maqedoni.

Forbs e citon edhe Tilman Tak, nga forma konsultante Mekinsi dhe Kompania nga Berlini, sipas së cilës zhvillimi ekonomik i Maqedonisë e përforcon orientimin tonë properëndimor.

“Maqedonia është ekonomi rritëse. Potenciali për zhvillim edhe më tutje do të jetë më i lartë në krahasim me shtetet tjera në Evropë. Maqedonisë nuk i nevojitet Rusia, vetëm përveç se për furnizim të naftës dhe gazit, ndërsa madje edhe atë mund ta ndërrojë me ndërtimin e gazsjellësit Trans-Adriatik i cili do të sjellë gaz nga Azerbejxhani përmes Turqisë dhe Greqisë deri në Shqipëri dhe Itali. Maqedonia mund t’i shfrytëzojë edhe lidhjet interkonektuese të gazit mes Greqisë dhe Bullgarisë. Ndërsa, në ndërkohë, afërsia e saj gjeografike deri në Evropë dhe sistemi i volitshëm tatimor mund të jenë të mjaftueshme që të zhvillohet, dhe eventualisht të bëhet anëtare me të drejtë të plotë e Bashkimit Evropian”, thotë Tak, duke shtuar se rritja ekonomike nuk varet nga shpenzimi shtetëror, por nga më shumë faktorë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.