🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 90.95 ▼1.52%
ARI 4,520 ▲2.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,760 ▲ +2.07% ETH $2,167 ▲ +2.36% XRP $1.4135 ▲ +1.91% SOL $91.5900 ▲ +3.25%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 90.95 ▼1.52 % ARI 4,520 ▲2.69 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 90.95 ▼1.52 % ARI 4,520 ▲2.69 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Opinion

Republika e Diellës: teatër në vilën 30

Nga LUTFI DERVISHI

Sot në mëngjes, Diella u zgjua me një optimizëm të rrezikshëm. Ishte ai lloj optimizmi që të vjen kur rrezet e marsit të godasin në sy dhe për pesë sekonda harron ku jeton. Gjethet po çelnin, lulet po lulëzonin dhe Diella, në një kllapi momentale, mendoi se mbase edhe qeverisja ndjek ciklin e natyrës: që pas një dimri të gjatë letargjik, diçka do të mbinte. Madje, për një çast, ministrat në ekran i dukën si.. ministra.
Si çdo ditë që e ka falur Zoti Diella e nisi me kërkimin e lajmeve të ditës. Rezultati që mori nga kërkimi e goditi si fatura e OSHE në mes të muajit.
Ajo po priste ndonjë shifër për naftën që po fluturon drejt stratosferës, ose ndonjë haber nga Brukseli për atë IBAR-in që na ka mbetur në fyt si halë peshku. Shpresoi për ndonjë rrugë a rrugicë që fillon dhe mbaron brenda të njëjtit mandat, por jo. Kryelajmi që tronditi themelet e botës mediatike ishte: Kryeministri takon ministrat!
Diella u ndal. Ndjeu një kolpo tensioni, një lloj aritmie demokratike. E rilexoi titullin me sytë e një mjeku që kërkon puls te një pacient që ka tre ditë që ka dhënë shpirt.
Në çdo vend normal, ky quhet “orar pune”. Këtu është “breaking news”. Është fiks si të hapësh televizorin dhe të shohësh në oraeuronews24 me shkronja të mëdha: “SOT BUKËPJEKËSIT POQEN BUKË!” ose “SKANDALOZE: MJEKËT VIZITUAN PACIENTËT!”.
Pasi mësoi se çfarë kishte ndodhur pyetja padisë që e mundonte Diellën ishte: Ku? Takimi nuk bëhet në zyrë. Jo, zyra është shumë institucionale, shumë… gri. Takimi bëhet te Vila 30 sepse aty pamja është më e bukur.
Jashtë, një ushtri me gazetarë dhe kamera qëndronin të ngujuar si rojet e Buckingham Palace. Kurioziteti ishte aq i madh, sa dukej sikur brenda po vendosej fati i ngushticën se Hormuzit.
“Analizë e thelluar”, thoshte titulli poshtë ekranit.
Diella qeshi me vete: në këtë vend, sa më shumë “thellohet” analiza, aq më shumë shtohen problemet. Është një raport zhdrejtë: analiza thellohet, mirëqenia e njerëzve bëhet si vija e horizontit, sa më shumë i afrohesh, aq më shumë largohet.
Dhe sikur të mos mjaftonte ky kryelajm i të mërkurës, erdhi “bomba”: Të shtunën do të ketë një takim të zgjeruar!
Diella u qetësua. Pra, nëse të mërkurën paskan bërë “thellimin”, të shtunën do të bëjnë “zgjerimin”.
Për ta mbyllur ciklin e absurdit të plotë , Diella lexoi se shoqata e Prokurorëve dhe Gjykatësve ishte shqetësuar për një referendum në Itali.
“Sa prekëse,” mendoi ajo. “Institucionet tona që brenda shtëpisë komunikojnë me gjuhën e shenjave bëhen luanë të mendimit juridik për ngjarjet përtej detit
Diella kaloi në reflektim.
Në këtë vend, puna është ngjarje. Ngjarja është komunikim. Komunikimi është një lloj droge që zëvendëson realitetin derisa të vijë fundjava.
Diella mbylli ekranin. Për një sekondë, guxoi të ëndërronte një titull që nuk do të ishte “breaking news”:
“Qeveria merr vendim për uljen e çmimit të naftës.”
Pastaj u kthye në realitet dhe imagjinoi titullin e nesërm:
“Ministrat konfirmojnë se ishin në takim me Kryeminsitrin!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.