Republikanët paralajmërojnë Trump: Mos pengo hetimet për Rusinë
Përmes një postimi në twitter gjatë fundjavës, Trump përsëriti se nuk kishte pasur bashkëpunim mes ekipit te tij dhe Rusisë duke e quajtur hetimin një gjueti shtrigash që po dominohej nga demokratët e thekur. Por Mueller, një ish-drejtues i shumëvlerësuar i FBI-së, është një republikan.
Senatori republikan, Lindsey Graham tha se Mueller duhet të lejohet të procedojë pa asnjë ndërhyrje dhe se shumë kolegë të tjerë të partisë ndajnë këtë pikëpamje. Ai paralajmëroi gjithashtu Trumpin kundër çdo përpjekje për të shkarkuar Mueller-in. “Nëse do të përpiqet ta bëjë këtë ky do të ishte fillimi i fundit të presidencës së tij, pasi ne jemi vend i sundimit te ligjit”, ishin fjalët e Graham.
Senatori republikan Jeff Flake, një kritik i Trump pohoi se komentet e fundit të presidentit duket se po përgatisnin terrenin për shkarkimin e Mueller.
AshLee Strong, zëdhënëse e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, tha se Mueller duhej lejuar të bënte punën e tij.
Ndërkaq lideri demokrat e senatit Charles Schumer akuzoi kreun e Shtëpisë së Bardhë se po përpiqej të pengonte hetimet.
Komentet e Trump erdhën një ditë pasi avokati i tij John Down deklaroi se hetimeve të prokurorit special duhet të mbylleshin. Fillimisht ai tha se po fliste në emër të presidentit, por më pas sqaroi se ky ishte mendimi i tij personal. Po ashtu, te dielën Shtëpia e Bardhë u detyrua të reagonte ndaj spekulimeve të mediave, duke thënë se presidenti nuk po konsideron apo diskuton shkarkimin e prokurorit Mueller.