🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 20 July 2026
S&P 500 7,458 ▼1.01%
DOW 52,146 ▼0.77%
NASDAQ 25,520 ▼1.4%
NAFTA 83.50 ▲2.1%
ARI 4,011 ▼0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
₿ CRYPTO
BTC $64,736 ▼ -0.22% ETH $1,874 ▲ +0.01% XRP $1.0994 ▲ +0.14% SOL $76.6700 ▲ +0.41%
S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 83.50 ▲2.1 % ARI 4,011 ▼0.19 % S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 83.50 ▲2.1 % ARI 4,011 ▼0.19 %
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
20 Jul 2026
Breaking
Opinion

Revolucioni i Flamingove

Nga Ilir Demalia

Shqipëria më në fund e gjeti revolucionin që i mungonte. Jo atë të bukës, drejtësisë apo institucioneve. Jo. Më në fund mbërriti Revolucioni i Flamingove.

Kongresi themelues u mbajt me gjithë solemnitetin që meriton historia: paradite në hotel “Tirana”, ndërsa në mbrëmje, para Kryeministrisë, u shpall Manifesti i Madh Kombëtar: “Duam të hamë, të pimë dhe të q…”.

Me kaq u mbyll edhe kapitulli i filozofisë politike shqiptare.
Flamuri kombëtar, i pafajshëm si gjithmonë, u caktua skenografi i këtij spektakli.
I ngrati nuk e dinte se nuk po valëvitej për një ideal, por si sfond për një festival të banalitetit patriotik. Edhe shqiponja, po të kishte gojë, ndoshta do të kërkonte azil politik.
Sa herë mbaronin argumentet, fillonin britmat.

Sa herë mungonte mendimi, shtohej volumi i altoparlantit. Ishte një mrekulli fizike: sa më bosh të ishte fjalia, aq më fort duartrokitej.
Folësit dukeshin të bindur se demokracia matet me decibel.

Se një sharje peshon sa një program qeverisës. Se një batutë banale zëvendëson një ide. Në fund të fundit, pse të lodhesh me ekonomi, drejtësi apo arsim, kur mund të thuash një fjalë të rëndë dhe turma të ndjejë se po jeton çast historik?

Manifesti ishte aq i thellë, sa mund të shkruhej edhe në pjesën e pasme të një pecete kafeje. Madje do të mbetej vend edhe për programin ekonomik.
Po të vazhdojë kështu, Revolucioni i Flamingove do të sjellë edhe institucione të reja.

Ministrinë e Britmave. Akademinë e Sharjes Publike. Universitetin e Decibelit, ku diploma merret vetëm nëse arrin të flasësh pa thënë asgjë për të paktën njëzet minuta.
Dhe sigurisht, do të kemi edhe Kushtetutën e re.

Neni i parë: “Kush ka megafonin, ka të drejtën.” Neni i dytë: “Sa më banal të jesh, aq më revolucionar je.” Neni i tretë nuk u dëgjua, sepse ndërhyri kori patriotik i fishkëllimave.

Në fund të natës mbeti një pyetje filozofike: a ishte protestë, stand-up comedy apo provë gjenerale për një reality show? Edhe pjesëmarrësit dukeshin të pavendosur.

Megjithatë, një sukses duhet pranuar. U arrit diçka që dukej e pamundur: flamuri kombëtar u përdor si sfond për një fjalor që nuk do ta pranonte as mësuesja e klasës së pestë në hartimin “Çfarë do bëhem kur të rritem?”.
Rroftë Revolucioni i “Flamingove”! Një revolucion që hyri në histori jo sepse solli një ide të re, por sepse arriti të shpikte një standard të ri: të bësh zhurmë aq të madhe, sa për pak çaste të duket sikur ke thënë diçka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.