Rezart Taçi në skemën e pastrimit të parave për Cosa Nostrën, bashkëpunoi me 4 italianë! Ish-bosi i naftës në kërkim, në pranga 2 njerëzit e tij! SPAK sekuestron mbi 18 mln euro
SPAK kërkon arrest me burg për biznesmenin e naftës Rezart Taçi i akuzuar për grup të strukturuar kriminal e një skemë pastrimi parash të Cosa Nostrës në bashkëpunim me 4 italianë. Taçi është shpalli në kërkim, ndërsa janë arrestuar kunati i tij Artur Balla e ish truproja e tij Bledar Lilo. SPAK sekuestron mbi 18 milionë euro. Ai ka bashkëpunuar me 90-vjeçarin italian, Francesco Zummon që pastroi paratë e kryebashkiakut mafioz, Vito Ciancimino, bashkëpunëtor i ngushtë i Toto Riinës.
SPAK ka lëshuar 3 urdhër arreste, për Rezart Taçin, ish bosin e naftës në vend, i cili është ende në kërkim dhe dy bashkëpunëtorët e tij Artur Balla dhe Bledar Lilo, që janë arrestuar ditën e sotme, të cilët akuzohen për “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.
Taçi bashkëpunonte në Itali me 90-vjeçarin Francesco Zummon dhe Fabio Petruzzella-n, të cilët janë dy nga italianët e arrestuar në Itali, si të përfshirë në skemën e pastrimit të parave, ndërsa janë në këkrim ende edhe dy italianët e tjerë I.Z. dhe D.C.
Sipas SPAK skema e pastrimit të parave të krimit drejtohej nga shtetasit italian Francesco Zummo, 90 vjeç dhe I.Z., në bashkëpunim me ekonomistin Fabio Petruzzella dhe iatlianin D.C., të cilët pastronin paratë në Zvicër dhe Shqipëri. Në Shqipëri bashkëpunëtori i tyre ishte Rezart Taçi, i cili së bashku me 2 të besuarit e tij Artur Balla dhe Bledar Lilo, pastronin paratë përmes bizneseve të tyre në Shqipëri në sektorin e naftës.
Dy shqiptarët Artur Balla dhe Bledar Lilo kryenin transaksionet financiare përmes një banke të nivelit të dytë në Shqipëri vlera e së cilës përllogaritet dhjetëra miliona euro. Gjatë hetimeve, SPAK ka mbledhur prova se Rezart Taçi dhe dy njerëzit e tij besuar do të merrnin përqindjen nga transaksionet e parave përmes një banke të nivelit të dytë në Shqipëri.
SPAK sekuestroi 18,399,941.50 Euro, që janë përfituar pikërisht përmes pastrimit të parave të krimit. Këto para kanë ardhur nga italiani 90-vjeçarin Francesco Zummon gjatë muajit gusht 2021 në Shqipëri ku do të bëhej edhe pastrimi nga Taçi dhe dy bashkëpunëtorët e tij, por kjo është bërë vetëm pjesërisht, pasi hetimet e SPAK kanë parandaluar që të kryhej pastrimi i plotë i parave në Shqipëri.
Zummo, një sipërmarrës 90-vjeçar nga Palermo, është partner i dyshuar i kryebashkiakut mafioz, Vito Ciancimino, i cili qanë një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Toto Riinës. Zummo ka ndihmuar Cianciminon në pastrimin e shumave të mëdha të parave. Po ashtu ai është hetuar nga gjyqtari Giovanni Falcone, i vrarë nga mafia, ndërsa është akuzuar se ka qenë në dispozicion edhe të Cosa Nostra-s. Petruzzella është ekonomist dhe vëllai i një gjyqtari në Palermo, i cili ndihmoi në zhdukjen mbi 18 mln eurove të Zummon, që do të konfiskoheshin, duke i transferuar në një llogari bankare në Tiranë. Janë pikërisht këto para që SPAK i sekuestroi ditën e sotme.
Po ashtu në pranga ka rënë edhe Fabio Petruzzella, ekonomist dhe vëllai i një gjyqtari në Palermo, i cili dyshohet se ndihmoi në zhdukjen e 19 milion eurove të Zummon që do të konfiskoheshin, duke i zhvendosur në një llogari bankare në Tiranë.
Zummo është hetuar më parë edhe nga gjyqtari italian, Giovanni Falcone, që u vra nga mafia. Në vitin 2001 atij iu sekuestruan rreth 150 mln euro, ndërsa u akuzua se kishte pastruar shuma të mëdha duke i transferuar në llogarie bankare jashtë Italisë, më së shumti në Zvicër, duke pastruar në këtë mënyrë para të thesarit të Cinaciminos dhe po ashtu ishte në dispozicion të Cosa Nostrës në të kaluarën.