Ekonomia

Rezerva valutore e vendit shtohet me 688 mln euro më 2015, shkak rritja e borxhit

Pavarësisht normave në rënie të interesit në tregjet ndërkombëtare Banka e Shqipërisë ka njoftuar se rezerva valutore e vendit është shtuar në viin 2015 me 688 milionë euro, duke rezultuar në fund të muajit dhjetor, vlerën 2,8 miliardë euro milionë euro, por djithashtu ka sqaruar se, faktori kryesor që kanë ndikuar mbi rezervën bruto paraqiten veprimet e lidhura me aktivitetin e Ministrisë së Financave me transkasionet e borxhit.

Banka referon se hyrjet neto në rezervën valutore të vendit nga lëvrimi i huave të dhëna ishin në shumën 430.32 milionë euro më 2015, nga të cilat, Fondi Monetar Ndërkombëtar dha borxh 95.1 milionë euro, Banka Botërore dha hua 335.1 milionë euro.
Hyrjet nga emetimi i borxhit në valutë ishin në shumën 512.34 milionë euro, nga të cilat tregun e jashtëm 447 milionë euro dhe në tregun e brendshëm, në shumën 65.28 milionë euro.
Hyrjet nga të ardhurat e tjera në valutë ishin në shumën 31.3 milionë euro dhe transfertat, përfshirë edhe shërbimin e borxhit ishin në shumën 590.83 milionë euro.

Veprimet e bankave të nivelit të dytë dhe subjekteve të tjera kanë pasur ndikim pozitiv, në shumën 204.76 milionë euro, nga të cilat derdhje nga bankat e nivelit të dytë në llogarinë e tyre pranë Bankës së Shqipërisë për plotësimin e rezervës së detyrueshme, për veprime që lidhen me kapitalin.
Veprimet e Bankës së Shqipërisë kanë pasur ndikim pozitiv, në shumën 53.95 milionë euro, nga të cilat blerja e valutës nga bankat e nivelit të dytë dhe institucione të tjera, në shumën 23.95 milionë euro, të ardhurat e siguruara nga investimi i rezervës valutore llogariten në rreth 41.33 milionë euro.
Viti 2015 është karakterizuar nga një rënie e mëtejshme në terren negativ e normave të interesit për emetimet e thesarit në Eurozonë. Për rrjedhojë, mundësitë e investimit me një normë pozitive kthimi për pjesën e portofolit të euros janë reduktuar edhe më shumë, krahasuar me një vit më parë. Në mbyllje të vitit 2015, rreth 80% e investimeve në portofolin e euros rezultojnë me një normë negative interesi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button