☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.38 ▲3.15%
ARI 4,755 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,336 ▼ -0.49% ETH $2,188 ▼ -2.78% XRP $1.3361 ▼ -3.24% SOL $82.2500 ▼ -2.88%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.38 ▲3.15 % ARI 4,755 ▼0.46 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.38 ▲3.15 % ARI 4,755 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Rezoluta e KiE për kompensimin e pronave, Gjonaj: Përgjigje për retorikën e opozitës

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar pas rezolutës së miratuar nga Këshilli i Europës për çështjen e pronave në Shqipëri.

“Vendim i rëndësishëm për pronarët. @coe  rikonfirmon efektivitetin e mekanizmit të kompeNsimit të pronës miratuar  @AlbGov. Vlerësim maksimal për punën e qeverise & agjencive të pronës që e trajtuan me seriozitet e i dhanë zgjidhje ligjore problemit të madh të kompensimit të pronave”, thekson ministrja.

Gjonaj shprehet se kjo rezolutë vjen si përgjigje dhe për opozitën, që veç retorikes politike s’ka dhënë asnjë zgjidhje për pronarët.

“Qeveria Shqiptare është vlerësuar pasi ka përmbushur të gjitha masat lidhur me pronat, duke ofruar mbështetje  politike, financiare e teknike që nga viti 2014 e në vazhdim. Vendimi i CoE, përgjigje dhe për opozitën, që veç retorikës politike s’ka dhënë asnjë zgjidhje për pronarët”, deklaron Gjonaj.

Këshilli i Europës konfirmon si funksional dhe efektiv mekanizmin e kompensimit të pronës të miratuar nga Qeveria Shqiptare. Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës, miratoi Rezolutën për Shqipërinë, me konkluzionin se mekanizmi i ri i kompensimit të pronave, parashikuar me ligjin 133/2015 është plotësisht funksional dhe efektiv.Në Rezolutë theksohet se Shqipëria ka arritur rezultatet konkrete të angazhimit politik të nivelit më të lartë për të siguruar funksionimin e këtij mekanizmi.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.