☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,471 ▼ -0.78% ETH $1,997 ▼ -1.39% XRP $1.3202 ▼ -1.99% SOL $81.7500 ▼ -2.1%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kosova

Riatdhesohen mbetjet mortore nga Rashka, Serbi

riatdhesohen-mbetjet-mortore-nga-rashka-serbi_2_hdNë Merdare, personeli i EULEX-it që punon në kuadër të Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, sot do t’i pranojë nga autoritetet e Serbisë një numër të mbetjeve mortore të zhvarrosura gjatë gërmimeve të fundit në Rashkë. Po ashtu, me këtë rast do të pranohen edhe materiale dëshmuese dhe dokumente tjera.

EULEX njofton se këto mbetje mortore do të dërgohen në selinë e DML në Prishtinë, ku do të kryhet procesi i identifikimit.

“Përveç punës identifikuese, një numër i pjesëve duhet të ri-bashkohen me disa prej mbetjeve mortore. Pasi të ketë përfunduar tërë kjo punë, mbetjet mortore do t’u dorëzohen familjeve me ndihmën e Komisionit për Personat e Pagjetur të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Deri më tani, DML i ka kryer 456 operacione në terren, gjatë të cilave mbetjet mortore të 413 personave u janë dorëzuar familjeve të tyre.

“Prej tyre, 315 ndodheshin në listën e personave të pagjetur”, përfundohet në njoftimin e EULEX.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.