roze

Rihanna, e gjitha me të kuqe në Havana

Nga Nju Jorku në Londër, pastaj në Majemi dhe, në fund, në Havana. Për tre ditë, Rihanna ka udhëtuar në katër vende të ndryshme, por sërish është e jashtëzakonshme kur fotografët i vihen përballë.

27-vjeçarja dukej shumë e bukur në të kuqe, pasi fustani, këpucët, flokët dhe buzët ishin me këtë ngjyrë. Megjithatë, ka pasur edhe disa skena tjera me fustane të ndryshme, pranë makinave të vjetra amerikane.

Adhuruesit e saj e kishin kuptuar që ishte në qytet, prandaj me qindra janë mbledhur pranë ndërtesës kur ajo po realizonte setin fotografik. Ata kishin mundësi ta shikonin nga larg, pasi Rihanna nuk është afruar më shumë dhe ka vijuar punën normalisht.

Pasi ka mbaruar fotot, ajo është parë në një darkë me një mikun e saj… gjithmonë e buzëqeshur. Kjo tregon se, pavarësisht lodhjes, kishte kaluar një dita shumë të mirë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button